1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bullgaria u fal dënimin infermiereve bullgare të dënuara në Libi

24 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BLaI

Të pesë infermiereve bullgare dhe një mjeku u është falur sot në Georgi Parvanov. Pak më parë ata kishin mberritur në Sofie në bordin e një avioni presidencial francez, të shoqëruara nga
Cecilia Sarkozy, bashkëshortja e presidentit francez dhe komisarja e BE-së për politikën e jashtme Benita Ferrero-Waldner. Të afermit kishin pritur gjithë natën në aeroportin e Sofjes kthimin e tyre. Ferrero-Waldner foli për një ditë të lumtur për familjet dhe për sukses për Evropën. Komisioni i BE-së lavderoi gjestin humanitar të Libisë dhe të udheheqësit të revolucionit Muammar al Gadaffi dhe premtoi edhe një herë ndihmë për fëmijet e infektuar me sidë në Bengasi. Presidenti i Francës Nikolas Sarkozy pritet sot në Tripoli. Qëllimi është që të ndihmojë Libinë në riintegrimin në bashkësinë e shteteve, tha Sarkozy para shtypit në Paris.