Bullgaria sërish kundër Rusisë në energjitikë
11 Prill 2012Vendimi para pak kohësh i qeverisë bullgare për të hequr dorë nga ndërtimi i centralit bërthamor Belene, i cili gjendet në planifikim prej vitesh, është vendimi i dytë në fushën e politikës energjetike brenda një kohe relativisht të shkurtër, i cili u bie ndesh interesave ruse. Që në fund të vitit të kaluar Sofja pati bërë të ditur se po dilte nga projekti i naftësjellësit nga porti bullgar Burgas në Detin e Zi për në Aleksandrpulis në brigjet e Egjeut në veri të Greqisë. Me këtë naftësjellës synohej të anashkalohej ngushtica e njohur e Bosforit për eksportin e naftës ruse. Në Belene nga ana tjetër do t'i kishte ardhur radha si livrues i përgjithshëm sipërmarrjes Atomstroyexport, një shoqërie bijë të koncernit shtetëror rus Rosatom. Në të dyja rastet, shkruan Neue Zürcher Zeitung, arsyet që jep Sofja për tërheqjen, si për naftësjellësin ashtu edhe për centralin bërthamor, janë të përshtatshme. Bëhet fjalë për rezerva në aspektin e politikës mjedisore. Në rastin e Belenes për asye të paqëndrueshmërisë sizmike të luginës së Danubit dhe te naftësjellësi për rrezikimin e mundshëm të turizmit në Detin e Zi. Një rol luajtën edhe dyshimet në rentabilitetin e dy planeve.
(...) Veçanërisht me tërheqjen nga Belene (kryeministri) Borisov luan me zjarrin. Me këtë ai ndjek synimin e qeverisë së tij të shpallur si të domosdoshëm për ta pakësuar varësinë energjetike nga Rusia. (...) Mirëpo fare pa asa në dorë nuk është as Bullgaria, vëren gazeta zvicerane. Ky vend luan një rol në planin rus të naftësjellësit South Stream(...). (...) Vendimi përfundimtar për investimin South Stream merret nga fundi i vitit.