1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bullgaria hap aktet e sigurimit të shtetit për gazetaret; Emigrantet shqiptare dhe pensionet e tyre nga Greqia

18 Dhjetor 2009

Bullgaria hap aktet e sigurimit të shtetit për gazetaret; Emigrantet shqiptare dhe pensionet e tyre nga Greqia

https://p.dw.com/p/L8Pq

Pushteti, paraja dhe ndikimi - këto ishin tre shtyllat e autoriteteve shtetërore të sigurimit në ish-bllokun lindor. Për pushtet, para dhe ndikim angazhohen edhe sot bashkëpuntorët e dikurshëm të Stasit. Shumë prej tyre janë kyçur në politikë, disa të tjerë janë kthyer në biznesmenë, të tjerët janë përzierë në tregun medial. Në Bullgari janë hapur këtë vit aktet e sigurimit të shtetit për njerëzitë e medieve. Alexander Andreev sjell hollësitë.

------------------------------

Njëzetë vjet pas emigrimit të tyre në Greqi pjesa dërrmuese e imigracionit shqiptar shikon me skepticizëm të madh përfitimin e një pensioni për vitet e saj të punës. Aktualisht vetëm kontribuojnë dhe përfitojnë shumë pak nga arkat e siguracionit social. Por si qëndron e vërteta dhe ç'perspektivë hapet me nënshkrimin dhe të një marrëveshjeje bilaterale për këtë çështje? Niko Anagnosti me një vështrim nga Athina.