1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Breshka e Darvinit feston 175-vjetorin

17 Nëntor 2005
https://p.dw.com/p/AsHM
Happy Birthday, Harriet!
Happy Birthday, Harriet!Fotografi: dpa

Australianët festuan 175 vjetorin e breshkës më të vjetër të botës. Fjala është për breshkën Harriet, e cila njihet edhe si breshka e Darvinit. Themeluesi i teorisë së evolucionit, Charles Darwin, e kishte sjellë këtë breshkë në vitin 1835, kur ishte në moshën pesë vjeçare nga ishujt Galapagos për në Angli. Që nga mesi i shekullit të 19-të breshka jeton në një kopsht zoologjik në Australi. Për të festuar 175-vjetorin e breshkës Harriet ishin mbledhur rreth njëqind vetë.