Bremeni - Qytet i lirë
31 Korrik 2008Si symbol i qytetit të lirë është figura dhjetë metra e lartë e Rolandit të gurtë. Kjo shenjë e qytetit ndodhet edhe sot në sheshin e tregut.
Qyteti me dy qytete - Bremenin dhe Bremerhaven
Në qytetin dyqytetësh afër lumit Vezer (Weser) përveç Bremenit bën pjesë edhe qyteti I Bremerhafenit (Bremerhaven) që ndodhet 60 kilometra në veri, në Detin Baltik (Nordsee). Në qytetin e Bremenit ndodhet Bashkia dhe Këshilli qytetar. Bremerhafeni është porti i dytë i rëndësishëm i Gjermanisë, pas Hamburgut dhe qendra më e rëndësishme ekonomike e landit.
Porti si motorr i ekonomisë
Një e katërta e të gjitha vendeve të punës lidhen me portin. Sektorët tradicionalë të ekonomisë, ndërtimi I anijeve dhe çeliku kanë humbur rëndësinë. Daimler AG ka uzinën e dytë më të madhe në gjithë Evropën. Rëndësi në qytet ka edhe përpunimi i kafesë. Bremerhafeni është pika më e rëndësishme në Evropë për prodhimin e produkteve të ngrira.