1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Brain drain" nga Gjermania në Turqi

10 Prill 2013

Turqia kërkon fuqi punëtore turke të specializuara nga Gjermania. Për shumë gjermanoturkë të kualifikuar është tërheqëse që të shkojnë në atdheun e prindërve të tyre.

https://p.dw.com/p/18Cj9
Fotografi: Fotolia/Jan Schuler

"Nuk jam penduar për asnjë sekondë", thotë Dilek Keser për vendimin që ka marrë një vit e gjysmë më parë. Atëherë, ajo i ktheu kurrizin Gjermanisë dhe vendosi të nisë një jetë të re në Turqi. Pas studimit të shkencave ekonomike, për dhjetë vjet me radhë ajo punoi si drejtuese ekzekutive e një sipërmarrjeje. Por me perspektivat në profesionin e saj ajo nuk kishte qenë e kënaqur, u shpreh gjermanoturkja 36 vjeçare nga Hanoveri për Deutsche Wellen. Sot Dilek Keser ka firmën e saj për administrinimin e shtëpive në Stamboll. Ajo interesohet për pasuritë e patundshme të investuesve të huaj nga Evropa dhe SHBA. Eshtë një firmë gjermano-turke, me të cilën Keseri fiton si euro, ashtu edhe lira turke. "Në fillim për mua ishte e rëndësishme që të vazhdoja të fitoja edhe më tej para evropiane. Por tani unë mund të bëj pa to", thotë Keseri.

"Gjermania duhet t'i dërgojë Turqisë fuqi punëtore të specializuar"

Shumë gjermanoturkë ndihen të tërhequr, si Dilek Keseri- në atdheun e vjetër të prindërve dhe të gjyshërve të tyre. Statistika e emigrimit e Zyrës Federale të Statistikave tregon për shembull e vitit 2011 tregon se më pak se 31.000 vetë janë shpërngulur nga Turqia në Gjermani. 33.000 vetë nga ana tjetër u larguan nga Gjermania në drejtim të Turqisë. Kjo tendencë vazhdon pa ndërprerje që prej vitit 2006.

Një nga shkaqet kryesore është zhvillimi ekonomik i Turqisë dhe të lidhura me këtë janë mundësitë e mira për të gjetur punë. Ministri turk i Industrisë, Nihat Ergun deklaroi në fillim të prillit gjatë vizitës së tij në Berlin, kur bëri publicitet për kushtet e mira ekonomike në vendin e tij:

"Gjermania duhet t'i dërgojë Turqisë fuqi punëtore të specializuar, jo anasjelltas". Natyrisht që të mirëseardhur janë edhe gjermanë pa rrënjë turke. Që prej lidhjes të marrëveshjes së tërheqjes së punonjësve në vitin 1961 dhe ndalimit të tërheqjes së punonjësve në vitin 1973 në RFGJ kanë ardhur deri 750.000 turq, për të punuar. Për shkak të këtij numri të madh punonjësish, që Turqia i humbi me këtë marrëveshje, Ergüni është kundër një marrëveshjeje të re për tërheqjen e fuqisë punëtore.

Gjermano-turkët si motor ekonomik

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan planifikon që vendin e tij ta kthejë në një nga ekonomitë më të mëdha të botës - kjo do të realizohet më e vonta deri më 2023. Në vitin 2011, Turqia shënoi një rritje ekonomike prej 8,5 përqind. Para së gjithash sektori i ndërtimit dhe i energjisë së Turqisë përjeton bum. Por për shkak të gjendjes së keqe ekonomike në BE" viti 2013 do të jetë një vit kritik për Turqinë", thotë Sinan Ulgen, Kryetar i Qendrës për Studime ekonomike dhe të politikës së jashtme (EDAM) në Stamboll në bisedë me DW. "Gjithsesi, 40 përqind e eksportit turk shkon në BE dhe 85 përqind e investimeve direkte të huaja në Turqi vijnë nga BE."

Por pikërisht në kohë të vështira ekonomike, fuqia punëtore nga Turqia luan në Gjermani një rol të madh, thekson Ulgeni. "Turqia shpreson të marrë njohuritë e personave me origjinë turke, të cilët janë shkolluar në Gjermani. Për shkak të situatës së tyre ekonomike, ata janë më shumë në gjendje të themelojnë sipërmarrje të tyre në Turqi dhe të krijojnë vende të reja pune." Për shkak të ekonomisë më të larmishme, Turqia u ofron themeluesve të sipërmarrjeve kushte më të mira, mendon ai.

Autor: Senada Sokollu/ Auron Dodi