1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bota reagon e tronditur pas sulmeve në Londër

23 Mars 2017

Pas sulmeve terroriste në Londër, ku humbën jetë 4 vetë dhe atentatori, vijnë reagime të tronditura nga liderët botërorë. Ata shprehin solidaritetin dhe vendosmërinë në luftën kundër terrorit.

https://p.dw.com/p/2ZnHg
Großbritannien Terroranschlag in London | Flaggen auf Halbmast
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Brady

Britanisë së Madhe i ofrohet solidaritet nga e gjithë bota pas sulmeve në Londër. Zëdhnësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer u shpreh se presidenti, Donald Trump ka biseduar në telefon me kryeministren britanike, Theresa May dhe se ai po e ndjek situatën në Londër. Jemi me mendje tek viktimat dhe e dënojmë fuqishëm sulmin në Westminster. "Londra dhe qeveria e Mbretërisë britanike kanë mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane për gjetjen e përgjegjësve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë", tha Spicer.

Kreu i Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker u shpreh se "ky është një sulm terrorist, e nëse jo, kjo nuk ndryshon asgjë për ata që janë viktima të tij. Jam me mendje tek ta, minutë pas minute, e kjo është një ditë e veçantë edhe në Bruksel, sepse saktësisht një vit më parë përjetuam sulme të tilla në Bruksel...nuk gjej dot fjalë për të shprehur hidhërimin që ndjej."

Presidenti francez, Francois Hollande shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e Francës për këtë sulm terrorist. "Jam i sigurt, se nuk ka francezë që nuk është i prekur këtë ditë,... duhet të kuptojmë, se terrorizmi na prek të gjithëve, edhe Francën e cila është goditur së fundmi, ne e kuptojmë mirë se vuajtjen e njerëzve në Britaninë e Madhe."