Boks peshë e rëndë & Bundesliga futboll
23 Prill 2006Boksieri profesionit Vladimir Kliçko sërish fitoi titullin kampion bote në peshën e rëndë. Ukrainasi 30 vjeçar mundi në raundin e shtatë me një K.o. teknike në ringun e Manheimit Kris Bajërd nga ShBA.
Nga futbolli në Gjermani: Ekipi i Hamburgut ka dështuar në luftën për të siguruar titullin në kategorinë e parë të Bundesligës pas humbjes 0:2 ndaj Leverkuzenit. Në këtë mënyrë hamburgasit renditen katër pikë pas kryesusesit të tabelës Bajern i Mynihut. Ndërkaq mbetet e hapur gara mes ekipeve që rezikojnë daljen nga kategoria: Këlni ende ka shpresë ta ruajë klasifikimin në kategorinë e parë pas fitores 3:1 ndaj Diusburgut.
Ndeshjet e tjera u mbyllën me këto rezultate:
Mynhengladbah - Berlin 2:2
Shtutgart - Frankfurt 0:2
Bilefeld - Volfsburg 0:1
Kaizerslautern - Hanover 1:0
Dortmund - Nyrnberg 2:1