1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedimet Kosovë-Serbi / BE, Nato dhe gjendja në Libi / Greva e urisë në Greqi

12 Mars 2011
https://p.dw.com/p/R8iY

1. Në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me praninë edhe të palës amerikane për herë të parë që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës janë zhvilluar bisedime në mes të Kosovës dhe Serbisë. Esat Ahmeti.

2. Me sanksione edhe më të ashpra duan Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së të detyrojnë regjimin e Gaddafit të japë dorëheqjen. Të enjten ministrat e Jashtëm të BE-së u konsultuan për masat e reja. Intervenimi ushtarak duket ende i pazbatueshëm. Kjo u bë e qartë edhe në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s. Shumica e shteteve anëtare të NATO-s nuk i sheh të plotësuara kushtet për një zonë ndalimfluturimi. Christoph Hasselbach nga Brukseli.

3. Në Greqi përfundoi greva e urisë e 300 imigrantëve afrikano-aziatikë që zgjati 44 ditë dhe vuri jetën e tyre në rrezik por edhe në sprovë të madhe qeverinë. Qeveria plotësoi kërkesat e grevistëve duke u siguruar legalizimin me 8 nga 12 vjet qëndrimi të ligjshëm por edhe reduktimin e pullave të siguracionit për rinovimin e lejeve të qëndrimit dhe librezave shendetësore. Grevistët flasin për fitore të gjithë imigracionit por edhe të vetë shoqërisë greke.