1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bilanci i Nimetz: Koha luan rol në zgjidhjen e konflikteve

Aida Cama
28 Shkurt 2019

“Unë e mbarova punën time,” thotë ambasadori Matthew Nimetz. Puna e tij ka qenë në 20 vjetët e fundit çështja e emrit të Maqedonisë, tani e Veriut, një konflikt që më në fund u zgjidh.

https://p.dw.com/p/3EEZf
USA UN New York l Matthew Nimetz
Fotografi: picture alliance/AA/A. Kiyagan

Të mërkurën, (27.02), Nimetz informoi gazetarët mbi marrëveshjen e Prespës, e cila zgjidhi çështjen e emrit të Maqedonisë. "Kemi të bëjmë me një marrëveshje që merret me të gjitha çështjet si çështjen e librave të shkollës, ideve irredentiste, gjuhës, raporteve midis dy vendeve, sigurisë më të madhe në rajon, etj”, tha Nimetz, duke e çuar vendin drejt NATO-s dhe BE.

Çështja e emrit ka qenë në axhendën e Këshillit të Sigurimit në vitin 1993. Në vitet 1994 dhe 1995, Nimetz u ngarkua nga Presidenti Klinton për t'u marrë me çështjen e emrit të Maqedonisë. Kurse në vitin 1999, ai u emërua i dërguari personal i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB.  Formula e Nimetzit ka qenë se "sado kohë që të kalojë, çështja do të zgjidhet më në fund". Nimetz, që ka punuar pa honorar dhe ka zhvilluar rregullisht takime me palët në Vjenë. Për arritjen e marrëveshjes ai vlerëson dy kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë.

Si ndërmjetësuesi me kohë më të gjatë shërbimi në OKB, çfarë do të këshillonte për konflikte të tjera si Qipro, Irlanda e Veriut dhe Kosova? "Koha, momenti ka shumë rëndësi në zgjidhjen e konflikteve. Shumë nga këto çështje janë shumë profound, kanë të bëjnë me identitetet, diferencat etnike, diferencat historike. Ato nuk janë të lehta për tu zgjidhur, por ka momente historike kur zgjidhja bëhet”.

Mazedonien Griechenland Namensstreit beigelegt Matthew Nimetz
Matthew Nimetz para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës - 17 Qershor 2018Fotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Çështjet duhen mbajtur gjallë

"E rëndësishme është që gjërat të mbahen në lëvizje”, këshillon Nimetz për konfliktet e pazgjidhura në Ballkan. Ai kujton se në 24 vitet që ka punuar me Maqedoninë ka pasur vite kur nuk është bërë asnjë hap përpara. "Por ajo që bëmë ne ishte ta mbanim procesin të gjallë. Ne bënim takime gjithnjë me përfaqësuesit e të dy vendeve, ne bënim propozime, shihnim ku mund të krijonim ndonjë çarje, flisnim me njerëzit për të mësuar për shqetësimet e tyre. Kur erdhi konfigurimi i duhur ishte më e lehtë të ecej përpara”. Nimetz vlerëson sistemin e OKB për krijimin e kushteve.

Nimetz: Kemi çështjen e njohjes dhe të dimensionit ndërkombëtar të Kosovës

Formula e tij është: „Nëse nuk e zgjidh dot një problem, të paktën menaxhoje atë."Prandaj duhet vazhduar dialogu edhe nëse ai zgjat vite me vite me radhë. I pyetur nëse do të merret me Kosovën, Nimetz përgjigjet: „Unë punova 20 vjet me çështjen e emrit të Maqedonisë, nuk i kam edhe 20 vjet vjet të tjera të punoj me Kosovën". „Çështja e Kosovës është po ashtu çështje profound në Europën Juglindore, që ka të bëjë me identitetin e njerëzve, me marrëdhëniet midis etnive që jetojnë pranë njëri tjetrit, por nuk e kanë gjetur mënyrën që të jetojnë si shtete pranë njeri tjetrit. Ne kemi po ashtu çështjen e njohjes dhe të dimensionit ndërkombëtar të Kosovës", thotë Nimetz.

Zgjidhja që mendon ai është: „Rruga e negociatave dhe përfshirja e BE-së është shumë e rëndësishme. Njëra nga gjërat që ka shumë rëndësi është aspirata e secilës palë, për të qenë pjesë e BE-së. Përfshirja edhe e ndonjë vendi tjetër në proces do të ndihmonte. Unë mendoj se Kosova ka nevojë për shumë kujdes. Kujdes nga OKB, por edhe nga mekanizma të tjerë," thotë Matthew Nimetz.