1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Bota digjitaleGlobal

Si na dominojnë koncernet e internetit?

17 Tetor 2023

Amazon, Google, Facebook dhe Co. po na përmbysin, paralajmëron shkencëtari i medias Martin Andree. "Big Tech duhet të largohet!" kërkon ai në librin e tij të ri - dhe prezanton edhe idetë, se si mund të funksionojë kjo.

https://p.dw.com/p/4XYZ1
Logot e concerneve të internetit në monitorin e një smartphoni
Logot e koncerneve të internetitFotografi: Andre M. Chang/ZUMA Press/picture alliance

Uria e tyre për pushtet është e madhe: brenda pak viteve platformat dixhitale amerikane kanë rrëmbyer internetin, thotë Martin Andree. Ata kanë krijuar me metoda të papastra monopole të paarritshme, kontrollojnë trafikun dhe shitjet, nxjerrin fitime të mëdha. Rezistenca është ende e mundur deri në vitin 2029, por jo më pas, shkruan studiuesi i medias në librin e tij të fundit "Big Tech duhet të largohet”. Në një intervistë për DW ai paralajmëron: "Nëse nuk e ndryshojmë këtë së shpejti, atëherë demokracia jonë ka marrë fund!"

Portret i Martin Andree, studiues i medias në universitetin e Këlnit
Martin Andree, studiues i medias në universitetin e KëlnitFotografi: Thomas Fedra

Martin Andree është studiues i medias në universitetin e Këlnit. Që me librin e tij "Atlasi i botës digjitale" ai dëshmoi fuqinë që akumulojnë platformat e mëdha amerikane të internetit. Ai ka matur aksesin e përdoruesve të faqeve të internetit në Gjermani dhe ka studiuar tregun e reklamave në internet. "Kemi parë që thuajse i gjithë përdorimi është i përqenduar në shumë pak platforma", thotë Andree. Konkretisht: 70 përqind e trafikut në internet. "E gjithë pjesa tjetër e internetit është një varrezë gjidande."

"Marrja armiqësore" e internetit

"Google, Facebook, Amazon dhe Co. kanë "marrë"internetinnë një "përvetësim armiqësor" me pasoja dramatike. Por si ka qenë e mundur? "Nga njëra anë ato kanë shfrytëzuar boshllëqet rregullatore duke futur në qorrsokak institucionet shtetërore", thotë Andree, "kështu që ne kemi një keqrregullim të paparë feudalist." Me finte në lobim ata kanë luajtur si macja me miun me autoritetet për vite me rradhë.

Ajo që është edhe më e rëndësishmja; reklama përfundon gjithmonë aty ku janë publiku dhe blerësit. Fitimet derdhen në arkat e koncerneve dixhitale, të cilat pasurohen dhe thjesht i blejnë nga tregu konkurrentët. Shembulli 1: Facebook (sot: Meta) inkorporoi më 2014 shërbimin e mesazheve Whatsapp. Shembulli 2: Blerja miliardëshe e twiterit ( sot X) nga Elon Musk një vit më parë.

Kopertina e librit të Martin Andree
Kopertina e librit të Martin AndreeFotografi: Campus-Verlag

Kontroll total i opinionit publik

Viktimat janë para së gjithash mediat – dhe bashkë me to diversiteti i informacionit, thotë Andree. Gazetaria, blogerët, transmetuesit publikë, madje edhe koncernet globale – të gjitha këto nuk kanë shanse ndaj platformave gjigante. Gjithnjë e më pak njerëz vizitojnë faqet e tyre të internetit. Nëse mediat editoriale shpërndajnë përmbajtjet e tyre në platforma të tilla si YouTube apo Instagram, atëherë detyrimisht sipas kushteve të tyre - dhe pa mundësinë që t'i rikthejnë klientët në faqet e tyre të internetit me anë të ashtuquajturave outlinks. "Brenda pak vitesh baza e formimit të opinionit tonë politik do të kontrollohet nga pak platforma amerikane”, paralajmëron Andree.

Nën rrotat e gjigantëve të internetit bie gjithnjë e më shumë edhe ekonomia. Gjithnjë e më shumë blerje dhe shitje bëhen në platformat e mëdha - natyrisht sipas kondicioneve të kompanive Big Tech. Në të njëjtën kohë me mijëra të dhëna të vlefshme të përdoruesve përfundojnë në duart e tyre. Njohja e dëshirave të klientëve sjell para, për shembull përmes prodhimit të produkteve të personalizuara "duke anashkaluar prodhuesit". KështuAmazonshet ndërkohë linjën e vet të produkteve të quajtur "amazon basic". Apple me shërbimin e vet të pagesave është prej kohësh e pranishme në sektorin financiar. Konkurrenca e ndershme? "Ka marrë fund!" thotë Andree.

Davidi kundër Goliatit

A është Martin Andree, i lindur në 1971, Davidi i epokës së internetit, që lufton kundër Goliathëve të industrisë së teknologjisë? Akuza e studiuesit të medias nga Këlni, i cili ka një kompani dixhitale të vetën, tingëllon e fortë, madje herë-herë alarmante. Zëra paralajmërues si ai ka pasur shumë, që kur industria e teknologjisë me frymën kaliforniane të viteve 1960 u nis për të sjellë liri të re, shkëmbim dhe transparencë në botë.

Por rrallë kush e ka shpjeguar botën e re të bukur të internetit në mënyrë kaq të kuptueshme si Andree, ka përmendur kaq qartë fituesit dhe humbësit dhe ka treguar rreziqet e pashmangshme për demokracinë dhe ekonominë. Në fund Andree është çuditërisht optimist: "Përqendrimi i fuqisë së kompanive të internetit mund të thyhet", thotë ai. "Ne mund ta çlirojmë internetin, ta bëjmë trafikun përsëri pluralist dhe të heqim keqrregullimin ekzistues".

Plani i Andree për "çlirimin e internetit" bazohet në 15 shtylla. Së pari duhet të zbatohen standardet e hapura, me qëllim që përdoruesit të mund të ndajnë video, imazhe dhe tekste përtej kufijve të platformës. Ofruesve të përmbajtjeve u duhet liri e plotë për outlink, në mënyrë që të jenë në gjendje që ta sjellin trafikun në faqet e tyre. Gjigantët e teknologjisë duhet të zbulojnë shitjet dhe fitimet e tyre, në mënyrë që vendet t'i tatojnë ato plotësisht. Dhe së fundi të dhënat e përdoruesve duhet të jenë të disponueshme për të gjithë konkurrentët. Çfarë nevojiten tani janë ligjvënësit dhe autoritetet rregullatore.

"Të gjitha këto masa nuk kushtojnë asgjë", thotë Andree. "Dhe shumica e tyre mund të zbatohen menjëherë, nëse vërtet duam zgjidhje.

"Do të jetë në fund të fundit guri "Big Tech duhet të largohet!", që rrëzon Goliatët e teknologjisë? Ku ta dish. Libri i Martin Andree është gjithsesi një gur impulsi.

Stefan Dege, me xhaketë të errët, këmishë të çelët, syze me skelet të rashë, shikon në kamera me buzëqeshje
Stefan Dege redaktor dhe autor në redaksinë e kulturës