Biden dhe Xi: Bashkëpunim jo përplasje
16 Nëntor 2021Presidenti amerikan, Joe Biden e ka paralajmëruar homologun kinez, Xi Jinping nga konfrontimi mes dy ekonomive më të mëdha popullore të botës. Ai tha se mbetet përgjegjësi e të dyve, "të kujdesen që konkurrenca mes dy vendeve tona të mos kthehet në një konflikt, qoftë i qëllimshëm apo i paqëllimshëm", i ka thënë Biden presidentit kinez në videokonferencën e pritur me mjaft interes.
Biden bëri fjalë në këtë kontekst për "barrierat që të vë mendja e shëndoshë njerëzore". Të dyja palët duhet të thonë me sinqeritet, "se ku nuk janë në një mendje dhe ku mund të bashkëpunojnë e bashkohen interesat tona, sidomos në probleme globale si ndryshimi i klimës." Për të dyja vendet bëhet fjalë të marrin role të përgjegjshme lidershipi në botë.
Sfida globale
Xi i bëri thirrje presidentit amerikan, që nga ana e tij e quajti "mik të vjetër" për bashkëpunim më të ngushtë. "Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin", tha kreu i shtetit kinez, Të dyja vendet duhet të respektojnë reciprokisht njëra-tjetrën e të bashkëekzistojnë në paqe, deklaroi kreu i shtetit kinez. Edhe në Këshillin e Sigurimit të dyja vendet duhet 'i përgjigjen rolit të tyre.
la/ag