1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Besnik Mustafaj: Shqipëria pret vulën e BE-së për stabilizim-asociimin gjatë presidencës austriake

10 Mars 2006

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, do të marrë pjesë në samitin e Ministrave të Jashtëm të 25 vendeve anëtare të BE-së, që fillon punimet sot në Salcburg. Nga takimi i Ministrave të jashtëm të BE-së dhe atyre të Ballkanit perëndimor, priten masa konkrete lidhur me perspektivën e Ballkanit perëndimor në BE

https://p.dw.com/p/Arhv
Tirana
TiranaFotografi: DW

Vjena ishte stacioni i parë i qëndrimit të ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Besnik Mustafaj në turin e tij treditor në Austri. Ai zhvilloi dje takimin e tij të parë me drejtorin e përgjithshëm të agjensisë atomike, El Baradei në Vjenë, për të ofruar mbështetjen e Shqipërisë për problemet kyçe aktuale. Nuk ka vend të madh e të vogël, për problemet që shqetësojnë botën, në këtë kuadër edhe Shqipëria jep kontributin e saj, shprehet Ministri Mustafaj. Shqipëria ofroi mbështetjen e saj në drejtim të dialogut me Iranin, u shpreh ministri i jashtëm i Shqipërisë për radion Deustche Welle.


Ndërsa pjesëmarrjen e tij në samitin e Ministrave të jashtëm të BE-së në Salzburg, Ministri i jashtëm, Mustafaj e vlerëson si mjaft të rëndësishme për Shqipërinë. Shqipëria pret kalimin në fazën e dytë të marrëveshjes së stabilizim asociimit, të nënshkruar në shkurt në Tiranë. Pritet që brenda presidencës austriake marrëveshja e stabilizim-asociimit të marrë vulën e BE-së, shprehet ministri Mustafaj.


Pra është koha e ofensivës diplomatike per Ministrin e jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit të shqipërisë me BE, kreu i diplomacisë shqiptare është i ftuar më shpesh nga zyrat e diplomacisë evropiane. Synimi është paraqitja e realitetit të ri shqiptar dhe përforcimi i kontakteve me homologët evropianë, me qëllim të sigurimit të mbështetjes për integrimin në Bashkimin Evropian.