Berluskoni krijon parti të re
19 Nëntor 2007Reklamë
Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni, ka shpallur për sot krijimin e një partie të re. Në "partinë e popullit italian për liritë" do të hyjë në rradhë të parë partia e tij e vjetër "Forza Italia", tha Berlusconi në Milano, sipas agjensisë së lajmeve Ansa. Ai ka mbledhur më shumë se shtatë milionë firma, për konfirmimin e kërkesës së tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Me këtë fushatë Berlusconi do të imponojë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Bazë ligjore për këtë nuk ekziston. Periudha aktuale legjislative zgjat rregullisht deri në vitin 2011.