1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beograd - situata qetësohet pas trazirave

8 Korrik 2020

Në Serbi, situata është qetësuar pas protestave kundër një ndalim-daljeje të re të planifikuar për shkak të përhapjes masive të virusit Corona.

https://p.dw.com/p/3ewwN
Serbien Coronavirus Proteste
Fotografi: Reuters/M. Djurica

Policia në Beograd ka shpërngulur sot në mëngjes rreth 100 protestues të dhunshëm nga zona e godinave qeveritare, bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Tanjug. Ata u përpoqën të sulmonin parlamentin. Autoritetet përdorën gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Dhjetëra protestues dhe policë u plagosën në trazirat e natës në Beograd. Drejtori i policisë Vladimir Rebic tha të mërkurën se janë plagosur 43 policë dhe 17 protestues. Janë arrestuar 23 protestues.

Serbien Belgrad Coronavirus | Proteste gegen neuen Lockdown vor dem Parlament
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Drobnjakovic

Sipas të dhënave të medieve gjermane, në protesta morën pjesë mijëra vetë. Pamjet e përplasjes së protestuesve me policinë në Beograd u transmetuan edhe nga kanali publik gjerman, ARD. Pamjet tregonin policinë që godiste me shkopinj gome protestuesit. Ata i sulmonin policët me gurë dhe me shishe. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Presidentit Aleksandar Vuçiç

Përballë shtimit të numrit të infektimeve, Presidenti Aleksandar Vuçiç pati njoftuar një ndalim-daljeje gjatë natës për fundjavën e ardhshme. Takimet e më shumë se pesë personave ndalohen. Qeveria thotë se mungesa e disiplinës sanitare në popull është arsyeja e rritjes së rasteve të infektimeve. 

Serbien Belgrad Coronavirus | Proteste gegen neuen Lockdown vor dem Parlament
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Drobnjakovic

Vuçiçi tha se spitaleve po u mbarojnë kapacitetet për të mjekuar pacientët. Partitë e opozitës, shumë prej të cilave bojkotuan zgjedhjet e fundit që i fitoi Partia Progresive e Vuçiçit thonë se ai i përdor pandeminë dhe bllokimet për të forcuar një sundim autokratik, akuza të cilat Vuçiç mohon.

Pas një bllokimi të rreptë, Serbia kohët e fundit i ka hequr kufizimet pothuajse plotësisht.

aud (rtr/afp/dlf)