1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE pret propozimet e Johnson

24 Korrik 2019

Kryeministri i ri i Britanisё sё Madhe Boris Johnson do tё realizojё daljen nga BE mё 31 tetor pavarёsisht se ҁ'kosto mund tё ketё kjo. BE-ja ёshtё nё pritje, por e pёrjashton rinegociimin e marёveshjes pёr Brexit.

https://p.dw.com/p/3MdYD
Großbritannien London | Boris Johnson wird neuer Premierminister
Fotografi: Getty Images/AFP/T. Akmen

 Kryeminisri i ri i Britanisё sё Madhe Boris Johnson para zjgedhjes sё tij u ka dhёnё njё premtim tё qartё anёtarёve konservatorё tё partisё: "Pas tre vjetёsh dhe dy afateve tё djegura ne duhet tё dalim nga BE mё 31 tetor e kёtё do ta bёjmё me njё deal mё tё mirё se sa ai qё u rrёzua tri herё nё parlament", ka deklaruar vazhdimisht Johnson nё luftёn e brendshme elektorale brenda partisё sё vet. "Nёse ne vazhdojmё t'i shtyjmё tё gjitha, atёherё ne do tё shkёrmoqemi."

Paraardhёsja e tij Theresa May e pati shtyrё dy herё datёn e daljes nga BE, pёr ta bindur parlamentin nё  Londёr pёr marrёveshjen e saj me BE-nё pёr daljen. Ajo dёshtoi. Kjo bёri qё tani Boris Johnson tё hyjё nё Doёning Street. Ai premton rinegociimin e marrёveshjes sё Brexit me BE-nё  dhe ndёr tё tjera t'i verё kryqin 'backstop'. Ky ёshtё sigurimi, qqё mes vendit anёtar tё BE-sё Irlandёs dhe provincёs britanike tё Irlandёs sё Veriut nё ishullin irlandez tё mos ketё kufi tё ashpёr. Pёr kёtё duhet qё Britania e Madhe pёrkohёsisht tё vazhdojё tё qendrojё nё unionin doganor me BE-nё.

Rinegociim?

Kancelarja Angela Merkel si shumё politikanё tё drejё drejtues nё BE i ka pёrjashtuar bisedimet e reja pёr marrёveshjen e Brexit-it. "Marrёveshja e daljes ёshtё negiuar me shumё kujdes. 'Backstop' ёshtё vetёm shprehje, qё nuk jep zgjidhje pёr fundin e tregut tё brendshёm nё Irlandёn e Veriut dhe marrёveshjen e sё Premtes sё Madhe, qё e pёrjashton vendosjen e kufirit", tha Angela Merkel. Natyrisht qё do tё duhet mё tej tё negociohet pёr raportin e ardhshёm tё Britanisё sё Madhe pas Brexit-it, por jo tani. Michel Barnier, kryenegociaotri i BE-sё, i ofroi Johnson-it nё njё mesazh urimi nё tёeeter, qё tё pёrmirёsohet sёrish raporti me BE-nё. Ai ofron po ashtu, se do ta ndihmojё Johnson, qё ta kalojё nё parlament nё Londёr marrёveshjen e vёrtetё tё daljes.  Por ndryshime nuk mund tё bёhen mё.

Por Boris Johnson, tё cilin kundёrshtarёt e konsiderojnё si njё kloun politik, 'ia dijё pёr tё tilla detaje. Ai mund tё pёrfytyrojё edhe njё dalje pa marrёveshje. "Unё mendoj, se ne duhet ta shohim mjaft pozitivsht Brexit-in dhe nuk kemi frikё nga njё dalje m´pa marrёveshje. Ne nuk duhet tё kemi frikё nga njё Brexit nёn kushtet e Organizatёs Botёrore tё tRegtisё. Ne do tё kujdesemi pёr bujqit tanё dhe subvencionet. Ne do tё garantojmё, qё tё vazhdojё tё funksionojё znxhiri i furnizimeve." Por se si do tё funksionojё kjo, kёtё Boris Johnson nuk e ka bёrё tё qartё para se tё zgjidhej.

BE pёrjashton rinegociimin

Preisndetja e re e Komisionit tё BE-sё, Ursula von der Leyen, dita e parё e fillimit zyrtarisht tё punёs tё sё cilёs pёrkon me Brexit-in, ende ёshtё e tёrhequr. Gjatё njё vizite nё Strasburg para zgjedhjes sё saj, ajo tha, se marrёveshja e daljes nuk mund tё negociohet mё. Tё martёn (23.07) von der Leyen nё kuadёr tё vizitёs nё Paris u shpreh, se gёzohet pёr njё bashkёpunim konstruktiv me Boris Johnson: "Nuk ka rregull tё artё: Unё do tё bashkёpunoj me secilin kryetar shteti dhe qeverie."

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE