1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE-ja përshëndet vendimin e Gjykatës Kushteteuese në Turqi

2 Maj 2007

BE: Ushtria duhet të respektojë institucionet politike dhe të mos ndërhyjë në zgjedhjet e reja. Reagimet nga Brukseli ndaj vendimit kushtetues mbi anullimin e votimit parlamentar për zgjedhjen e presidentit të ri në Turqi.

https://p.dw.com/p/AqWH

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Turqi, që e shpalli të pavlefshëm raundin e parë të votimit në parlament për zgjedhjen e presidentit, në BE mbizotëron një farë çlirimi që të paktën kriza akute shtetërore mundi të shmanget. Në emër të Komisionit të BE-së zëdhënësi Johanes Laitenberger deklaroi: "Ky vendim i Gjykatës Kushteteuese duhet të pranohet tani nga të gjitha palët. Respekti ndaj institucioneve shtetërore është vendimtar për stabilitetin politik."

Si presidenca gjermane e radhës në BE, ashtu edhe Komisioni patën shprehur shqetësimin, që shefi i shtabit të përgjithshëm në Turqi, Jashar Bujukanit, kërcënoi me puç në rast se kandidati i partisë konservatore-islamike, AKP, ministri jashtëm Abdullah Gyl do të zgjidhej president. BE-ja bëri të qartë, se ushtria duhet t´u nënshtrohet institucioneve politike. Një ndër kriteret e antarësimit në BE është kontrolli politik dhe parlamentar ndaj ushtrisë.

Kriza qeveritare në vendet kandidate, me të cilat BE-ja negocion për antarësimin ka pasur vazhdimisht, por në rastin e Turqisë Komisioni i BE-së shprehu një paralajëmrim të qartë në adresë të udhëheqjes ushtarake, që ajo të mos ndërhyjë në zgjedhjet e reja. zëdhënësi i Komisionit Johanes Laitenberger: "Komisioni pret, që zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të zhvillohen në mënyrë demokratike, pa ndërhyrje dhe në atmosferën e debatit korrekt e me stabilitet. Komisioni i përshendet zgjedhjet e reja, në mënyrë që të garantohet stabiliteti politik dhe zhvillimi demokratik në Turqi."

Edhe ndarja e shtetit nga feja është një ndër kriteret e antarësimit në BE. Edhe për këtë tërhoqi vëmendjen zëdhënësi i Komisionit të BE-së në adresë të Turqisë.