1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE-ja në kërkim të kompromisit për ndihmat për Coronën

17 Korrik 2020

Pas diskutimesh në rreth të madh dhe grupe të vogla, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së nuk kanë arritur ende ndonjë përafrim.

https://p.dw.com/p/3fW3o
Belgien  EU Ratsitzung  Treffen EU Rat Brüssel
Fotografi: Reuters/F. Lenoir

"Ka distancë, distancë të madhe në kuptimin fjalë për fjalë dhe figurativ", thotë një diplomat i BE-së pas diskutimeve të para në samitin e posaçëm të BE mbi fondin për  Coronën dhe buxhetin shumëvjeçar të BE. 27 kryetarët e shteteve dhe qeveritë janë ulur shumë larg njeri-tjetrit në sallën e takimeve në ndërtesën e Këshillit të BE-së në Bruksel, ku normalisht zënë vend deri në 300 vetë. Pozicionet e shteteve anëtare mbi paketën më të madhe financiare të miratuar ndonjëherë nga BE, që ka paraqitur  Presidenti i përhershëm i Këshillit Charles Michel, janë ende larg.

Angela Merkel jo tepër optimiste

Gjashtë orë me radhë shefat e qeverive dhe të shteteve të BE-së diskutuan dhe shprehën rezervat, dëshirat dhe interesat e tyre. Pas bisedimeve në raund të gjërë vazhduan bisedime dy dhe tripalëshe. 

Belgien Brüssel EU-Gipfel | Sitzungssaal
27 kryetarët e shteteve dhe qeveritë janë ulur shumë larg njeri-tjetrit në sallën e takimeve në ndërtesën e Këshillit të BE-së në Bruksel, ku normalisht zënë vend deri në 300 vetëFotografi: Reuters/F. Lenoir


Kancelarja Angela Merkel është e rezervuar: "Më duhet të them, se dallimet në qëndrime janë ende shumë të mëdha dhe nuk mund të them nëse do të arrijmë në një përfundim këtë herë, gjë që do të ishte e dëshirueshme".

Në ditët në vijim do të ketë "negociata shumë, shumë të vështira" tha ajo. Samiti special është parashikuar për dy ditë. Por sipas diplomatëve të BE-së  mund të zgjasë edhe deri të hënën. Nëse kjo përpjekje dështon do të mbahet një samit i dytë po brenda muajit korrik.

Mosmarrëveshje për shumën dhe modalitetet

Pas muajsh videokonferencash tani krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së u takiuan personalisht për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Corona, sepse shumë aspekte të paketës, të buxhetit dhe të fondeve të ndihmës janë ende të diskutueshme. Mosmarrëveshjet për shumën dhe modalitetet për Fondin e Rindërtimit pas Coronës që shkon në 750 miliardë euro janë të e ashpra. Bisedimet bëhen të ndërlikuara edhe nga fakti se do të diksutohet edhe për buxhetin prej pothuajse 1.1 trilionë euro të BE. Dhe ky kombinim ofron shumë raste e momente për shantazhe, llogari të ndërlikuara dhe poza politike.

Belgien  EU Ratsitzung  Treffen EU Rat Brüssel
Fotografi: Reuters/S. Lecocq

Vendet që do të marrin në të ardhmen ndihma për Coronën e mirëpresin propozimin për Fondin e Rindërtimit. Por Angela Merkel ende nuk ka i bindur shtetet donatore, veçanërisht "katër kursimtaret", Austrinë, Suedinë, Danimarkën, Holandën, që kanë bërë thirrje për shkurtime dhe kërkesa të qarta për reforma të lidhura me fondin e ndihmës për Coronës.

Kryeministri Hollandez Mark Rutte nënvizoi edhe një herë rëndësinë e solidaritetit në raste krizash. Megjithatë ai tha se në të njëjtën kohë duhet të jetë e mundur që vendeve që do të marrin ndihma t'u kërkohet të bëjnë gjithçka që herën tjetër të mund t'i zgjidhin vetë probleme të tilla për shembull përmes reformave në tregun e punës dhe pensioneve.