1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE fton për përmbajtje dhe zbatim të ligjit

28 Maj 2019

Bashkimi Evropian ka reaguar pas aksioneve të fundit të Policisë së Kosovës në duke kërkuar që ato “të bëhen në mënyrë ligjore dhe duhet të komunikohen në mënyrë të duhur”.

https://p.dw.com/p/3JJ3V
Brüssel EU Maja Kocijancic, Sprecherin von Federica Mogherini, EU-Außenbeauftragte
Fotografi: picture-alliance/Anadolu Agency/D. Aydemir

Zëdhënësja e Përfaqësues se Posaçme të BE-së për Politikë të jashtme Maja Kocijançiç pohon se aksionet "të bëhen në mënyrë ligjore dhe duhet të komunikohen në mënyrë të duhur”. "Operacioni policor në Mitrovicë, pas urdhëresave gjyqësore, i cili ka pasur cak të dyshuar individual nga ky rajon dhe pjesa tjetër e Kosovës, duhet të bëhet në mënyrë ligjore". Gjithashtu aksionet duhet të komunikohen si duhet, që të mos ketë mosmarrëveshje lidhur me qëllimin e tyre.

Zëdhënësja tha se "ata janë në kontakt me lidershipin në Prishtinë dhe Beograd, prej të cilëve kanë kërkuar përmbajtje maksimale”. Zëdhënësja ka përkujtuar edhe se "sundimi i ligjit duke përfshi edhe presupozimin e pafajësisë janë objektiva të cilat BE-ja i përkrahë fuqishëm”.

"Operacionet policore duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit te të gjitha komunitetet. Operacionet e tilla duhet të forcojnë e jo të dobësojnë përpjekjet për normalizim”, ka thënë Kocijançiç. "Ne fuqishëm besojmë se të gjithë aktorët duhet të kenë më shumë bashkëpunim policorë dhe gjyqësorë, duke respektuar në tërësi marrëveshjet e Brukselit”, theksoi ajo.