1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE do të ekzaminojë ujërat e zeza për virusin Covid-19

3 Maj 2021

Komisioneri i Mjedisit, Virginijus Sinkevicius mendon se kontrolli i ujërave të zeza është metodë e besueshme për sigurimin e informacionit në përhapjen e virusit.

https://p.dw.com/p/3srys
Deutschland Klärwerk in Bottrop
Fotografi: Jochen Tack/imago images

Sipas mendimit të Komisionit të BE-së, shtetet anëtare duhet të analizojnë sistematikisht ujërat e zeza për viruset korona për të parandaluar pandeminë e koronës. "Monitorimi i ujërave të zeza mund të jetë një burim i lirë, i shpejtë dhe i besueshëm informacioni rreth përhapjes së virusit dhe varianteve të tij në popullatë," tha Komisioneri i BE-së për Mjedisin dhe Oqeanet, Virginijus Sinkevicius, për gazetën "Welt am Sonntag".

Virginijus Sinkevicius I EU-Kommissar für Umwelt und Ozeane
Virginijus SinkeviciusFotografi: picture-alliance/AP/F. Seco

27 shtetet anëtare duhet të "krijojnë sisteme efektive për monitorimin e ujërave të zeza sa më shpejt të jetë e mundur". Kjo mund të bëhet maksimumi brenda prej gjashtë muajsh.

Metodë efikase për testimin e drogave

Kontrolli i ujërave të zeza është "një koncept i provuar dhe i testuar për mbikëqyrjen e shëndetit publik". Disa metropole evropiane, për shembull Barcelona, përdorin mostra të ujërave të zeza për të përllogaritur sasinë dhe llojin e konsumit të drogave, shpjegoi Komisioneri i Mjedisit dhe i Oqeaneve.

Deutschland Klärwerk in Kreischa
Fotografi: Daniel Schäfer/imago images

Analiza e ujërave të ndotura mund të përdoret jo vetëm si sistem paralajmërimi i hershëm. "Nëse në ujërat e zeza nuk zbulohen gjurmë të virusit, kjo mund të jetë një tregues se në zonat e shqyrtuara rreziku duhet të jetë më i ulët," shtoi Komisioneri i BE.