1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

balkan black box në Berlin- Për herë të parë me autorë shqiptarë

Aida Cama15 Nëntor 2005

Me tema provokative organizatorët përpiqen të ndërmjetësojne idenë se Ballkani është shumë më teper se luftrat, burrat agresivë, turbo-kultura apo patëllxhanet e mbushura.

https://p.dw.com/p/AsHN
Ballkan?
Ballkan?Fotografi: Marianne Øhlers

balkan black box, i cili hapet nesër (16 nëntor) në Berlin, është festival kulturor me temë Ballkanin. Festivali organizimi i të cilit filloi si inisiative private, është bërë sot pjesë e jetës kulturore të kryeqytetit. Festivali organizohet për herë të shtatë nga një grup artistësh, studentësh dhe njerëzish të interesuar që me inisiativën e e tyre i sjellin kryeqytetit gjerman, shijen e kulturës balkanike.

Përgjatë gjashtë ditëve të zhvillimit të bbb, publiku i interesuar do të marrë të përqëndruar kulturë ballkanike me filma, ekspozita, letërsi, muzikë, diskutime.

10 filma artistikë, 15 dokumentarë dhe një seri filmash me metrazh të shkurtër ofrojnë mundësinë për të parë prodhimet e viteve të fundit si dhe prodhime me temën specifike të festivalit "Turbo-kulturë, Ballkani midis Arkaikes dhe Postmodernes."

Për herë të parë në festival marrin pjesë edhe filma shqiptar. "Armiku i dashur" i regjisorit Gjergj Xhuvani merr pjesë në konkurrim, po ashtu si dhe filmi "Kukumi" i Isa Qoses. Ky i fundit tregon në film tre shokë që pas luftës janë në kërkim të një perspektive të re për jetën. Filmi i Gjergj Xhuvanit merret me dramën historike të njerëzimit. Gjatë kohës së luftës, gjyshi i tij fsheh në bodrum një partizan, një ushtar italan dhe një orëndreqës hebre. Ai shoqërohet po ashtu me një oficer gjerman.

Në filmat dokumentarë Unmik-Titanik, i Boris Mitiçit merret me historinë e 100 njerëzve që vijnë vërdallë për katër vjet brenda një ndërtese të Unmikut në Prishtinë. "Në Tiranë dhe kudo tjetër" i Marko Doringer prezantohet jeta e tre shqiptarëve në 15 vjetët e fundit. Si e përjetuan ata ndryshimin e sistemeve dhe ndryshimin e vlerave morale.

Në filmat me metrazh të shkurtër Çlirim Ramadani sjell nga Kosova "Heroi ynë".