Azilkërkuesit trajtohen si keqbërës? Amnesty International ka ngritur akuza të rënda kunër qeverisë italiane
24 Qershor 2005Akuzat që Amnysty International ngre kundër qeverisë në Romë janë drastike. Në kampet italiane të pranimit, thotë organizata për të drejtat e njeriut, refugjatët janë keqtrajtuar kurse gjatë dëbimit të refugjatëve qeveria e Berluskonit ka shkelur rregullisht konventën e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara.
Si shumë shqetësuese vlerëson Amnesty International në raport gjendjen në kampet italiane të refugjatëve në ishullin mesdhetar Lampeduza. Kampi është rregullisht i mbimbushur dhe kushtet e higjenës të rrezikshme për shëndetin. Muajt e fundit, thotë eskpertja italiane e Amnestys Nerys Lee, prej Lampeduzës ka patur dëbimeve të ndryshme masive gjatë të cilave refugjatët nuk kanë patur mundësi të marrin ndihmën e avokatëve: "Njerëzit brenda kampeve nuk kanë patur mundësi, ose kanë patur mundësi shumë të pakta për të marrë kontakt me botën e jashtme. Ata nuk e kanë patur të mundur të marrin ndihmë juridike. Në kudaër të dëbimeve masive edhe Komisaritatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët i është ndaluar për ditë me rradhë hyrja në qendrën e grumbullimit të refugjatëve".
Një akuzë tjetër e Amnesty International është se azilkërkuesit trajtojen në Itali shpesh si keqbërës. Megjithëse ata nuk kanë bërë ndonjë vepër për të cilën duhet të dënohen, qeveria e Romës i mban ata për javë me rradhe pa treguar arsyen në kampe refugjatës të mbyllura hermetikisht: "Standartet ndërkombëtare të refugjatëve janë të qarta. Sipas tyre azilkërkuesit duhet të mbahen vetëm nëse përfaqësuesi i shtetit mund të vërtetojë për rastin e veçantë se azilkërkuesi përbën rrezik - dhe liria atij i kufizohet vetëm për kohën e nevojshme. Kurse Italia mban të bllokuar një numër të madh azilkërkuesish dhe shkel kështu standartet".
Kryengritjet e ndryshme në kampet italiane të refugjatëve të ndodhura javët e fundit gjatë të cilave të bllokuarit janë përpjekur të organizojnë arratisje masive janë tregues i dukshëm i rritjes së tensionit. Organizata për të drejtat e njeriut kritikon si skandaloze faktet që në raste të veçanta refugjatët janë keqtrajtuar madje edhe fizikisht: "Amnesty është i shqetësuar ", thotë Lee, mbi të dhënat se në disa kampe refugjatësh njerëzit janë kthyer në viktima të dhunës fizike të ushtruar nga shërbëtorët e shtetit dhe bashkëpunëtorët e shërbimeve të sigurimit që administrojnë qendrat e refugjatëve në emër të autoriteteve italiane".
Amnesty përmend konkretisht në raport një rast në një kamp greumbullimi në Pulja. Karabinierët dhe personeli i sigurimit kanë rrahur dhe keqtrajtuar refugjatët. Përveç kësaj myslimanë janë detyruar të hanë mish derri". Në një kamp tjetër italian të grumbullimit të refugjatëve emigrantëve që janë vlerësuar si rebellë u janë përzier medikamente qetësuese në ushqim, pa dijeninë e tyre.