1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aventura: 850 km lundrim mbi shishe plastike

Rob Cameron/Amarildo Topi31 Maj 2014

Republika Çeke nuk ka det, por kjo gjë nuk ka ndaluar dy të rinj çekë të ëndërrojnë të arrijnë detin me një varkë të bërë nga shishe plastike. Ata shpresojnë të arrijnë në Hamburg që nga shtëpia tyre në Nymburk.

https://p.dw.com/p/1C9Wz
Fotografi: DW/R. Cameron

Tani është koha kur pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë për pushimet verore dhe akoma më shumë mendojnë të hipin në një aeroplan dhe të shkojnë në vende ekzotike afër detit. Dy të rinj nga Republika Çeke kanë çuar një hap më tej planin për aventurën e tyre. Ata duan të ndërtojnë varkën e tyre nga shishet plastike dhe të bëjnë një udhëtim epik përmes lumit Elbë në drejtim të Detit të Veriut.

Në pjesën e pasme të një shtëpie ku më parë kishin ndenjur priftërinj, është duke u krijuar një varkë e mrekullueshme. Honza Kara, një student 22 vjeçar dhe shoku i tij Jakub Bures 21 vjeç, kanë mbledhur 6 mijë shishe plasitke. Pjesa më e madhe është dhuruar nga banorët e qytetit të Nymburk.

Bootsbau aus Plastikflaschen in Nymburk an der Elbe in Tschechien
6 mijë shishe plastike të mbledhura për një projekt të gjelbërFotografi: DW/R. Cameron

850 km distancë

Ata i kanë mbushur shishet plastike me akull të thatë dhe më pas i kanë ngjitur në një skelet druri 10 metër të gjatë. Pjesët e katër bicikletave të vjetra janë vendosur në fund të varkës dhe do të bëjnë të mundur lëvizjen e saj.

"Dikur në qershor", thonë se do të nxjerrin në lumin Elbë këtë varkë me pedale dhe do të hipin mbi të. Ata do të pedalojnë së bashku me dy shokë të tjerë përgjatë Elbës edhe në Gjermani, duke kaluar përmes Dresdenit e më pas stacioni i fundit do të jetë Hamburgu në Detin e Veriut. Gjithsej 850 km distancë. Mund t'u duhet një muaj ose dy. Ata nuk janë të shqetësuar për këtë gjë.

Bootsbau aus Plastikflaschen in Nymburk an der Elbe in Tschechien
Honza dhe Jakub në punishten ku po materializohet ëndrra e tyreFotografi: DW/R. Cameron

Të ecësh deri në Gjibraltar

"Vitin e shkuar eca nga Nymburk në Gjibraltar. Ishte një pelegrinazh 3,000 km i gjatë", thotë për DW Honza Kara.

"Atëherë nuk e njihja Jakubin. Ai më shkruajti, duke më thënë se donte të takoheshim pasi të kthehesha nga udhëtimi. Ai më tha se po ndërtonte varkën e tij private më shishe plastike dhe unë i thashë se nëse funksionon atëherë do të shkojmë në Hamburg", vazhdon ai.

Varka e parë nuk funksionoi, por varka e dytë me emrin "PETburk" është ridizajnuar nga Universiteti Teknik i Pragës.

Mos u dorëzo asnjëherë

"Është e vërtetë që me varkën e parë nuk funksioni, por isha i bindur se një ditë do të isha në gjendie të lundroja në lumë", thotë ai për DW.

Bootsbau aus Plastikflaschen in Nymburk an der Elbe in Tschechien
Prej këtej do të nisë udhëtimiFotografi: DW/R. Cameron

Varka e tyre nuk do të jetë luksoze, në vend të kolltuqeve janë katër karrike plastike. Kabina e vogël, ku do të futen në rast shiu do ndërtohet nga shishet plastike gjithashtu. Ata do të marrin edhe një sasi të kufizuar ushqimi.

Përveç aventurës, udhëtimi me varkë me pedale në Detin e Veriut, ka edhe një mesazh të rëndësishëm mjedisor. Kur ata do të shkojnë në Hamburg varka e tyre do të riciklohet. Ndoshta është aventura e fundit e gjelbër.