Autoritetet turke u kundërvihen refugjatëve
7 Gusht 2019Mikpritja tradicionale turke për refugjatët vlen me kufizime. Në disa zona është përdorur edhe dhunë ndaj refugjatëve dhe partia në pushtet AKP madje druan, se zgjedhjet lokale në qytetet e mëdha i kanë humbur për shkak të politikës liberale ndaj refugjatëve. Si rrjedhojë për një pjesë të rreth 3.6 milionë refugjatëve sirianë në Bosfor situata po vështirësohet.
Sirianët që nuk janë të regjistruar në Stamboll, duhet të largohen nga qyteti dhe të kthehen në provincat, ku ata janë regjistruar. Guvernatori u ka dhënë atyre një afat deri më 20 gusht. Për 27 vjeçarin Mohammed ky lajm është shokues. Ai gëzon të ashtuquajturin status i mbrojtjes së përkohshme dhe jeton e punon që prej pesë vjetësh në Stamboll. Por në fakt i regjistruar ai është në Adana në jug të Turqisë. Tani ai duhet të kthehet atje: "Eshtë e vështirë që të shkoj në Adana. Atje nuk kam punë, nuk njoh askënd dhe gruaja ime ka leje qendrimi për në Stamboll. Unë dueht të qendroj tek ajo, Stambolli është shtëpia ime."
Në stamboll ndodhet edhe djali tre vjeç i tij. Mohammed është një ndër 500.000 sirianët pa leje qendrimi në Stamboll. Gjatë tri javëve të shkuara policia gjatë kontrolleve ndaloi shumë migrantë pa dokumenta të vlefshme. 15.000 duhet të jenë ndaluar, sipas të dhënave zyrtare- Rreth 2.600 sirianë janë dërguar në vendstrehimet masive të reugjatëve jashtë Stambollit. Ata i kanë kthyer në provincat, në të cilat janë regjistruar ata kur kanë mbërritur në Turqi, vë në dukje Ministri i Brendëshëm Süleyman Soylu. "Nuk ka dëbime të sirianëve, që kanë statusin e të mbrojturirt përkohësisht. Ne i dërgojmë ata në vendet, ku janë regjistruar fillimisht."
Në Siri janë dëbuar vetëm kriminelë, siguron ministri Soylu. Vetëm nëse ndokush kryen vepër penale e humbet statusin e mbrojtjes. Megjithatë refugjatët si Mohammed thonë, se disa nga bashkëatdhetarët e tyre janë arrestuar dhe janë dërguar në rajonin e luftimeve Idlib. Ozan Tekin nga platforma pro-refugjat thotë, se është e mundur që të dyja këto dekalrime mund të jenë të vërteta: "Ne kemi mësuar, se disa sirianë, që gëzojnë statusin e mbrojtjes së përkohshme, nuk i kanë kthyer në provincat ku janë regjistruar, por i kanë dëbuar direkt në tokë siriane. Kjo është një mënyrë arbitrare, sepse disa autoritete e konsiderojnë qendrimin e sirianëve në një provincë, ku ata nuk janë të regjistruar si kundërvajtje."
Shumë turq e përshëndesin qendrimin e ashpër ndaj sirianëve. Sa më e ndjeshme po bëhet kriza ekonomike, aq më shumë shtohen kritikat lidhur me politikën ndaj refugjatëve. Po përhapen shumë paragjykimet sikur sirianët po gëzojnë privilejge. Por Mohammed dhe familja e tij vetëm mund të ëndërrojnë për një gjë të tillë. Në vend që të studiojë, sikurse e kishte planiifkuar, ai punon shtatë ditë në javë nga dymbëdhjetë orë në një fabrikë tekstilesh. Paga mujore është vetëm rreth 400 Euro. Një pjesë të mirë të pagës e shpenzon për qiranë. Familja nuk merr para ndihmë nga shteti. Përkundrazi ata kanë frikë prej shtetit: "Eshtë e mundur që policia të vijë tek ne në shtëpi dhe të më arrestojë mua kur shkoj në punë. Çdo mëngjes i them gruas, se nëse nuk kthehem në mbrëmje me gjasë mund të jem në Idlib. Sepse unë nuk kam leje qendrimi për në Stamboll."
Pavarësisht nëse Mohammed kapet prej policisë ose ai shkon vullnetarisht në Adana – familja e tij të paktën përkohësisht do të shkëputet. Ozan Tekin nga platforma pro-refugjat ka shprresë, që nuk do të shkojë puna deri aty: "Nuk jam i sigurtë nëse qeveria vërtetë ka guxim që ta zbatojë një gjë të tillë. Sidoqoftë një veprim i tillë do të përhapte imazh negativ. 450.000 vetë me pranga në duar duke u deportuar? ...një përfytyrim i tmerrrshëm. Unë mendoj, që kjo nuk mund tё ndodhё."
Ndërkohë në rrjet janë shfaqur video të reja me sirianë të arrestuar dhe të hipur nëpër autobusë rrugës drejt një të ardhmeje të pasigurtë.