1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Austria paralajmëron të mos udhëtohet në Renaninë Veriore

25 Qershor 2020

Ministria e Jashtme e Austrisë e ka vendosur këshillën e saj për të mos udhëtuar në landin gjerman të Renanisë-Veriore-Vestfalisë në të njëjtin nivel me krahinën kineze Hubei dhe me Lombardinë në Itali.

https://p.dw.com/p/3eI7N
Österreich Außenministerium in Wien
Fotografi: Imago Images/Chormorange/F. Perc

Pas shpërthimit masiv të Coronës në rrethin Gütersloh, Austria ka nxjerrë ​​një paralajmërim për të mos udhëtuar në landin gjerman të Renanisë-Veriore-Vestfalisë.

"Në lidhje me përhapjen e fundit të virusit të Coronas, për landin gjerman të Rhenanisë-Veriore-Vestfalisë vlen një paralajmërim i pjesshëm për të mos udhëtuar(niveli i sigurisë 5) - paralajmërohet që të mos ndërmerren udhëtime në Renaninë-Veriore-Vestfalinë", thuhet në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme austriake të mërkurën.

Österreich Außenministerium in Wien
Fotografi: Imago Images/V. Preußer

Për pjesën tjetër të Gjermanisë, ministria austriake sheh një rrezik sigurie më të ulët, të nivelit 4: " Ju këshillojmë që të mos bëni udhëtime jo patjetër të nevojshme në këtë vend".

Ekzistojnë gjithsej gjashtë nivele paralajmërimesh për rrezikun. Shkalla më e lartë është në fuqi kur paralajmërimi për të mos udhëtuar prek një vend të tërë. Provinca kineze Hubei dhe rajoni italian i Lombardisë, sipas Austrisë, janë aktualisht në të njëjtin nivel me në landin gjerman të Renanisë-Veriore-Vestfalisë.

 

 

aud (sz)