Australian Open - Federer siguron daljen për të 19-n herë në gjysmëfinale
27 Janar 2009I pamundur të vazhdojë të luajë Novak Xhokoviç hoqi dorë nga ëndrra për të mbrojtur titullin në Australian Open. Në çerekfinalen kundër Endi Rodik (Andy Roddick) serbi 21 vjeçar u bë viktima e parë e valës së të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Melbërnin. Kur rezultati ishte 7:6 (7:3), 4:6,2:6, 1:2 ai kapitulloi. "Stop" i tha i treti në listë gjyqtarit dhe i shtriu amerikanit dorën. "Kushtet ishin ekstreme", tha Djokoviç më vonë. "Nganjëherë nuk mund të luftosh kundër trupit tënd." Kur ai e ndërpreu ndeshjen termometri tregonte 34,8 gradë.
Ndërsa për Roxher (Roger) Federer me 25 gradë në Night Session ishte si të thuash freskët. Zvicerani skualifikoi argentinasin Juan Martin del Potro me 6:3,6:0,6:0 duke dalë kështu për të 19-tën herë me rradhë në gjysëmfinalen duke arritur me këtë një rekord. " Këtë rezultat as unë vetë nuk e kam pritur, nuk ishte normale", tha Federer. Në gjysëmfinale pret tani Rodik (Roddick), kundër të cilit ai kryeson me 15:2 fitore.
Më parë Dinara Safina i dha fund kthimit të suksesshëm të Jelena Dokiçit. Tenistja e tretë në listë nga Rusia fitoi 2:1 në duelin kundër Jelena Dokiçit, e cila kishte shkaktuar bujë dhe eufori. " Kjo javë ka qenë në përgjithësi e shkëlqyer për mua", tha Dokiç: "tani nuk mund të jem shumë e zhgënjyer, gjithsesi kam luajtur tri sete me numrin tre."
(AV / VFB)