1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arti si protestë - Bienalja e Stambollit

Senada Sokolliu/Juli Ristani23 Shtator 2013

Në Bienalen e Stambollit mund të marrin pjesë në protesta edhe artistët ndërkombëtarë.

https://p.dw.com/p/19mCS
Bienalja e Stambollit 2013Fotografi: Senada Sokollu

Një top i gjelbër përplaset në murin e betontë – përsëri e përsëri. Ky instalim artistik në formën e një topi shkatërrues përshëndet vizitorët në hyrjen kryesore të Bienales së këtij viti në Stamboll të Turqisë. Artistja turke Ayse Erkmen i referohet në këtë mënyrë transformimit urbanistik të qytetit. Kjo është edhe ideja kryesore thotë Fulya Erdemci, kuratore e Bienales. Nën slloganin "Nënë, a jam unë një i huaj?" është kërkuar që përmes artit të përfaqësohen të shtypurit dhe të përjashtuarit e shoqërisë thotë Erdemci. Hapësira publike si një forum politik është koncepti bazë në fokusin e ekspozitës së këtij viti. Një temë më aktuale se kjo nuk ka si bëhet.

Protestat në Turqi ishin arsyeja që e nxiti Fulya Erdemci për hapjen e ekspozitës. Për gati dy vjet, vende publike të Stambollit kanë shërbyer për ekspozimin e krijimeve të 88 artistëve ndërkombëtarë: parku Gezi, sheshi Taksim, vende për të cilat krejt papritur po diskutonte i gjithë vendi. Erdemçi kishte aplikuar për 14 projekte gjithsej në bashkinë e Stambollit dhe në Ministrinë e Kulturës, por ende asnjë përgjigje.

Biennale Istanbul 2013
Bienalja e Stambollit 2013Fotografi: Senada Sokollu

Në Bienale edhe artistët ndërkombëtarë mund të marrin pjesë në protesta. Mes tyre edhe artisti gjerman Christof Schaefer. Në pikturat e tij tregohet për rëndësinë e parqeve si forume politike. Mbi të gjitha parku Gezi në Stamboll është sipas tij një shembull i mirë i një forumi politik në një hapësirë publike. Studentë, artistë, profesorë dhe mjekë uleshin për orë të tëra në parkun Gezi dhe diskutonin mbi politikën ose luanin muzikë. Aty bisedat publike dhe politika merrinin një përmasë ndryshe, thotë Shaeferi.

Një pikturë e Shaeferit tregon nje park në Hamburg. Për rreth 15 vjet ai e ka përdorur vetë për të ashtuquajturën "Park Fiction". Parku në Hamburg është një projekt artistik dhe socialo-politik ku angazhohej edhe Shaeferi si artist. Ky projekt është një shembull tipik i artit në hapësira publike.

Proteste artistike kundër planeve për ndërtime të regjimit

Për bashkë-kuratorin e Bienales, Andrea Phillips, përveç parkut Gezi një temë tjetër e rëndësishme e ekspozitës është edhe kriza financiare. Pikërisht në Stamboll kjo është interesante, pasi qyteti paraqet një ekonomi në rritje. Por në Stamboll ka ende një problem me kapitalizmin. Në Turqi mjafton të shikosh vetëm problemin e banesave. Kjo çështje i shkaktoi protestat. Shumë shtëpi në qendër të qytetit si dhe në afërsi të Bienales janë shembur dhe janë zëvendësuar me banesa të reja luksoze ose qendra tregtare, thotë Philips.

"
Bienalja e Stambollit 2013Fotografi: DW/S. Sokollu/V. Uygunoglu

Art për popullin

Nëpërmjet projekteve të tilla si ato të Serkan Taycanit dhe instalacionit të topit shkatërrues nga Ayse Erkmen njerëzit në Turqi ndihen se ua kuptojnë problemet. Njerëzit që jetojnë në Turqi momentalisht po kalojnë një periudhë të vështirë. Ne jemi të kënaqur që artistët i kushtojnë vëmendje problemeve që janë të lidhura me të drejtat e njeriut dhe me ekonominë, thotë një i ri turk, që ka vizituar Bienalen. Bienalja mbyllet në 20 tetor, por ajo ka tërhequr që tani vëmendjen e shumë njerëzve. Kjo Bienale po shihet me një kureshtje të madhe që nuk e kemi hasur në ekspozita të tjera, thotë artisti gjerman Christof Schaefer. Një vizitor suedez udhëtoi për në Stamboll vetëm për të parë Bienalen. Mua nuk më intereson në fakt arti politik, por kam qenë në shumë Bienale si ajo në Venedik p.sh. Jam i befasuar nga ekspozita këtu. Ȅshtë interesant fakti që ngjarjet politike janë paraqitur me spontanitet, thotë vizitori.