1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Art & Magji: Bota e atyre që ndodhen jashtë saj

Jochen Kürten18 Shtator 2012

Pse ata refuzohen nga disa njerëz? Dhe pse në gjithë botën ka njerëz që nuk bëjnë pjesë në të dhe eksentrikë? Bundeskunsthalle i jep kësaj përgjigje në ekspozitën "Të çmendur, artistë, shenjtorë -Falë marrëzisë".

https://p.dw.com/p/16Apu
Artisti gjerman Joseph Beuys u quajt vazhdimisht shaman
Artisti gjerman Joseph Beuys u quajt vazhdimisht shamanFotografi: Norbert Miguletz

Bota është një fshat, edhe nëse jeni në Evropë ose në Afrikë, në Karaibe ose në Azinë Jug-Lindore.

Por pse ndodh kjo? Larmia e kulturave është pafundësisht e pasur dhe legjione shkencëtarësh janë përpjekur t´a përshkruajnë, analizojnë dhe dallojnë për shekuj.

Megjithatë, ndonjëherë dallimet mes popujve dhe kulturave zvogëlohen në minimum dhe ne shohim paralele dhe ngjashmëri befasuese.

Në skaj

Në Bundeskunsthalle në Bonn, këto përbashkësi vijnë të parat. "Të çmendur. Artistë. Shenjtorë. Falë marrëzisë" është emri i ekspozitës e cila mori jetë në Museé du quai Branly në Paris. "Kur hyni në brendësi të çështjes, atëherë realizimi është vërtet i papritur," thotë drejtori i ekspozitës Wolfger Stumpfe në një intervistë për DW.

Çështja është e gjerë por fokusohet në një lloj të vetëm: të huajin, i cili rebelohet kundër shoqërisë, të jetuarit në mënyrë ekcentrike në skaj të shoqërisë, kontrabandistin e kufirit që lëviz mes sferës njerërore dhe mbinatyrore.

"Ideja themelore për ekspozitën është: të tregosh që, edhe në Alaskë, Afrikën Qendrore, Oqeani ose Siberi, fenomeni i kufinjve rebelues tregon paralele të forta," thotë Stumpfe. "Shkelja e normave, rrëmuja, thyerja e rregullave, lidhja mes njerëzores dhe mbinjerëzores, janë që të gjitha pjesë e saj. Këto shkelje janë po aq fetare sa dhe prirjet shoqërore."

Swords
SwordsFotografi: igor/Fotolia

Në ekspozitë, fenomeni i ndërmjetësisë shfaqet gjithmonë e më tepër. Ata janë njerëzit që qëndrojnë mes masës dhe paranormales, të padukshmes. Ata mund të jenë shamanë (njerëz që komunikojnë me shpirtërat) apo priftërinj voodoo, por gjithashtu të marrë të zakonshëm dhe të çuditshëm të çdo forme.

Arti takon jetën

Ekspozita gjithashtu evidenton lidhjen që kanë me artin këto fenomene shoqërore. Shfaqjet etnologjike dhe objektet mund të gjenden krah për krah. "Artistë nga çdo periudhë dhe çdo shoqëri ishin gjithashtu njerëz të mjekësisë," thotë drejtori i Bundekunsthalle, Robert Fleck.

Artisti gjerman Joseph Beuys është një shembull veçanërisht i shquar. Beuys u quajt vazhdimisht shaman nga ndjekësit e tij. Në jetën e tij private dhe profesionale, Beys ilustroi diçka të cilën shoqëria "normale" e konsideroi të dyshimtë. Ai ishte një i huaj në skaj të shoqërisë borgjeze, të paktën kështu i zgjidhte ai gjërat, dhe përfaqësonte një ekzistencë "të lirë" dhe radikale.

Artistët reagojnë dhe qeverisin në mënyrë të ngjashme me shamanët, thotë kuratori francez i ekspozitës, Jean de Loisy. Që të dyja i drejtojnë njerëzit drejt nivelit të pandërgjegjshmes.

Kjo është veçanërisht drastike, por mbresëlënëse, në videon "Blackmouth" të artistes amerikan Cloe Piene në vitin 2004. Ajo shkruan në baltë, duke prodhuar tinguj të lashtë, britma dhe mundime. Afërsia me ekzistencën e egër është e pashmangshme.

Janë këto kufinj hapësirash në të cilët dikush mund të shkelë mes fantazisë dhe spiritualizmit. Artistët mund të tregojnë për to nëpërmjet veprave të tyre.

Karnavali i çrregullimit

Por shumë kohë para se këta artistë që veprojnë me vetëdije të ekzistonin, ka pasur njerëz që e vendosnin veten dhe punonin në skajet e shoqërisë.

Wolfger Stumpfe shpejgon se në të kaluarën, dallimi mes artit dhe të së përditshmes nuk ka qenë kurrë kaq madhështor saç është në kohërat kontemporane. Art, për hir të artit, L'art pour l'art, u shfaq vetëm 100 vite më parë.

Pikturat fetare, të cilat në pamje të parë sot mendohen si vepra arti të vlefshme, u krijuan dhe konceptuan si objekte shërbimesh dhe mallra në faltore dhe kisha.

La Magie Noire nga Rene Magritte
La Magie Noire nga Rene MagritteFotografi: AP

Vepra arti siç është piktura baroke "Bacchanal" nga Michel-Ange Houasse e vitit 1719, dhe e shfaqur në ekspozitë, dikur kishte një funksion shumë të ndryshëm. Ajo tregon një karnaval të rrëmujës, festimet në nder të Zotit Dionis, temë kryesore në ekspozitën e Bonit.

Këto festivale, nga pjesëzat profane tek ceremonitë fetare, ekzistojnë në shumë kultura dhe kanë fuqinë e një procesi purifikues. Karnevalet e sotme burojnë nga kjo traditë.

Ide dhe shprehje arketipale

Paralele të tilla vazhdimisht kanë ardhur nëpërmjet ekpozitës, në veprat e artit nga e gjithë bota, si në mjetet magjike dhe orenditë e shamanëve, priftërinjve dhe shëruesve.

"Ato po lëvizin për shkak të ideve primitive, fantazive dhe mënyrave të të shprehurit," thotë Wolfger Stumpfe. Është një lloj arketipi. "Kjo ide është e pranishme në të gjitha shoqëritë njerëzore të 3 mijë viteve të shkuara, dhe mbase edhe më herët, por provat nuk ekzistojnë më.

Maskat e shfytyruara nga e gjithë bota që përfaqësojnë krijesat e natës, ose të gjitha makthet, ndajnë që të gjitha tipare të njëjta: sy të egër, shprehje groteske fytyre dhe një gjuhë të lidhur.

"Është diçka që shfaqet përreth të gjithë botës," thotë Stumpfe.