1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrihet marrëveshja per zgjedhjet vendore në Shqipëri

Mimoza Cika13 Janar 2007

Pas tre dite takimesh, diskutimesh dhe debatesh te ashpera, u arrit nje marrevshje mes maxhorances dhe opozites per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi.Nen drejtim e Presidentit Moisiu, ne mesnate u arrit nenshkrimi i marrevshjes nga negociuesit

https://p.dw.com/p/AqYw
Kryeqyteti i Shqiperise, Tirana
Kryeqyteti i Shqiperise, TiranaFotografi: DW

Arrihet marrëveshja mes partive politike për zgjidhjen e krizës politike.Palët ranë dakord pas disa ditësh diskutimesh mes përfaqësuesve të spektrit politik dhe presidentit ,Alfred Moisiu, ndërsa, u desh dhe ndërhyrja e faktorit politik.Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Moisiu, ka përshëndetur palët negociatore për zgjidhjen e krizës politke dhe iu ka bërë thirrje të gjithë shtetsve shqipëtarë për pjesëmarrje në zgjedhjet.Firmosja e kësaj marrëveshjeje i hap rrugë zhvillimit të zgjedhjeve lokale më 18 shkurt, datë për të cilën është ranë dakord mes partive.Pritet, ndërkohë, dekretimi i datës nga Presidenti Moisiu.Bamir Topi, nënkryetari PD-s e ka konsideruar vendimine marrëveshjes si një arritje të madhe.Ndërsa, lideri i opozitës, Edi Rama, theksoi se marrëveshja do të plotësohet dhe standartet do të jenë më të mira se ato të zgjedhjeve të kaluara.