Arrestohet i dyshuari i katërt për plane terroriste në Gjermani
7 Nëntor 2007Reklamë
Dy muaj pas arrestimin në Gjermani të tre të dyshuarve për terrorizëm, policia turke e ka arrestuar edhe përsonin e katërt, për të cilin dyshohet se ka siguruar lëndët shpërthyese. Informacionin e botuar në "Süddeutsche Zeitung" e ka konfirmuar avokati i të arresutarit për agjensinë gjermane të lajmeve, DPA. Turku 22 vjeçar me shtetësi gjermane, dyshohet për pjesëmarrje në planet për sulme ndaj objekteve amerikane në Gjermani. Prokuroria në Karlsruhe ende nuk e ka konfirmuar këtë arrestim.