1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrestimet e EULEX-it në Kosovë / Deklarata qeveritare e Westerwelles për botën arabe / Vizita e presidentit maqedonas në Tiranë

19 Mars 2011
https://p.dw.com/p/RAlS

1. Në Kosovë misioni EULEX, arrestoi të merkurën nëntë ish pjestar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte. Nje urdher arresti kishte edhe deputeti i parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Bekim Shehu.

2. Ministri i Jashtëm Gjerman, Guido Westerwelle bëri të mërkurën një deklaratë qeveritare për përmbysjet në botën arabe. Pas kësaj, Bundestagu debatoi për politikën gjermane në rajon. Nina Werkhäuser informon nga Berlini.

3. Të enjten dhe të premten për një vizitë në Tiranë qëndroi presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov. Në axhendën e tij ai kishte bisedime me homologun shqiptar Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, liderin e opozitës Edi Rama, përfaqësues të pakicës maqedonase në Shqipëri si dhe përshëndeti deputetët në Kuvend. Shqipëria dhe Maqedonia dy vende fqinjë janë aspirante për antarësimin në BE. Marrëdhëniet politike mes Tiranës dhe Shkupit kanë njohur stabilitet në vitet e fundit, ndërkohë që komunitetet e biznesit shqiptar dhe maqedonas kanë një bashkëpunim të ngushtë sidomos në sektorët e produkteve bujqësore, ndërtim, turizm, industrinë e rëndë, infrastrukturë etj. Arben Muka sjell hollësitë.