Arid Ukën e kërcënon burgimi i përjetshëm
9 Janar 2012Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Arid Ukën. Prokurori Jochen Weingarten tha në Frankfurt se Arid Uka ka vepruar me paramendim dhe djallëzi, pikërisht kjo e bën të rëndë fajin e tij. Ai është verbuar nga propaganda dhe ka marrë pjesë në të ashtuquajturën "luftë e shenjtë" si individ. "Ai donte të merrte pjesë në Xhihad dhe ndjente urrejtje ndaj ushtarëve. Uka donte të vriste amerikanë, tha prokurori gjerman.
Kosovari i lindur në Frankfurt ishte akuzuar për vrasje të dyfishtë dhe për tentativë të trefishtë vrasjeje. Ai e ka pranuar fajin në fillim të procesit më 2 Mars, se ka qëlluar për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe dy të tjerë i ka plagosur. "Unë kam dashur t'i vras ushtarët", pati deklaruar ai.
Prokuroria pati vlerësuar më parë se atentatori ka vepruar i vetëm dhe jo si anëtar i ndonjë organizate apo grupi. Ai ka qenë nën ndikimin e fuqishëm të propagandës së Xhihadit në internet. Sipas shpjegimeve të tij, ai ka parë në internet sjellje brutale të ushtarëve amerikanë, të cilët tregoheshin duke plaçkitur një shtëpi dhe duke dhunuar tri vajza.
Vetë Uka është distancuar disa herë herë nga sulmi i tij i përgjakshëm dhe nga propaganda islamike. Myslimanit i lejohet kjo vetëm për t'u mbrojtur në qoftë se ata e sulmojnë personalisht, ka thënë Tetor i akuzuari në seancën e tretë të procesit para senatit mbrojtës të shtetit në Frankfurt, . Pyetjes së shtruar nëse është e pranueshme në fenë e tij vrasja, Arid Uka i është përgjigjur - Natyrisht jo! "Unë besoj ende në zot", theksoi ai.
Kur Arid Uka donte të qëllonte ndaj ushtarit të pestë, arma nuk i funksionoi. Ushtarët amerikanë ishin duke udhëtuar për në Afganistan në kuadër të misionit ISAF, prandaj atentatori i kishte vënë ata në shënjestër për t'i vrarë. Sulmi më 2 Mars mbahet si i pari sulm islamik në Gjermani.
Autor: ag/Kelmendi
Redaktoi: Lindita Arapi