1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Antarësimi i Shqipërisë në Nato dhe njëvjetori i pavarësisë së Kosovës

20 Shkurt 2009

Sllovenia ratifikoi anëtarësimin e Shqipërisë në Nato ndërkohë që Kosova festoi njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë

https://p.dw.com/p/Gy2O

1. Pas ratifikimi të mërkurën nga Sllovenia te protokolit te Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, rruga drejt Aleancës Atlantike është e hapur. Rruga e gjatë 16 vjeçare e Shqipërisë drejt NATO-s pritet të kurorëzohet me sukses në këtë samit. Nga Tirana informon Ani Ruci.

2. Të martën e javës që po lëmë pas Kosova festoi njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë. Kosova është në këtë mënyrë shteti i fundit që pasoi nga ish-Jugosllavia. Por Kosova është e fundit edhe sa u përket reformave. Kështu mendon në komentin e tij kryeredaktori i programit shqip të Deutsche Welles, Fabian Schmidt.

3. Pas polemikash të shumta dhoma e deputetëve e parlamentit çek miratoi të mërkurën (18.2.) Marrëveshjen e Lisbonës. Marrëveshja për reformimin e BE-së ka kapërcyer kështu një pengesë vendimtare. Tani ajo duhet të miratohet edhe nga dhoma e dytë e parlamentit, senati, siç pritet më së shpejti në muajin prill. Nga Praga informon Christina Jansen.