1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angela Merkel për herë të parë në Indi

Peter Stützle28 Tetor 2007

Udhëtimi i të hënës (29.10) ishte planifikuar fillimisht si vizitë pune. Por qeveria indiane kërkoi vizitë zyrtare. Kancelarja shkon në Indi një shpurë të madhe nga pas

https://p.dw.com/p/BxGC
Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: AP

„Fokusi ynë për shumë vite ka qenë drejtuar nga Kina. Por ne, si evropianë, kemi shanse edhe në një vend si India, po të angazhohemi dhe të veprojmë me shpejtësi", tha Angela Merkel këtë javë në një konferencë të partisë së vet për politikën ndaj vendeve aziatike.

Në vizitën e saj të parë në gadishullin e Paqësorit, kancelarja gjermane merr me vete dhe mbi 30 përfaqësues të ekonomisë, mediave dhe të shkencës. Këta të fundit drejtohen nga ministrja për arsim dhe shkencë Anete Shavan (Annete Schavan). Merkel do të nënshkruajë aty marrëveshje tregtare, të bashkëpunimit teknik dhe atij akademik.

Bashkëpunim në fushën e ekonomisë:

Mbi 10 miliardë Euro në vit zë tregtia mes dy vendeve. Në indeksin e tregtisë së jashtme gjermane, India ndodhet në vendin e 29 të. Por potenciali ekonomik i vendit është shumë i madh. Kashimi Nivas Mittal, kryetari i koncernit më të madh të çelikut në botë "ArcelorMittal" thotë se rritja ekonomike arrin deri në 10 përqind. E kjo do të thotë, se "në se rritja ekonomike do të mbetet e njëjtë, pas dhjetë vjetësh India mund të bëhet fuqia e pestë ekonomike në të gjithë botën dhe deri në mesin e shekullit e dyta, mbas Kinës."

India me më shumë peshë politike

Por ekonomia nuk do të jetë e vetmja temë e bisedimeve të kancelares Merkel me homologun e saj indian, Manmohan Singh (Sinj). Qysh në samitin e G8ës në Heiligendamm u morr vendim, që të ashtuquajturat vendet në rritje të përfshihen në vendimmarrjen politike. Kancelarja gjermane do të theksojë sërish linjën e saj që politika globale të drejtohet nga OKB-ja. Merret me mend që pas dyerve të mbyllura Merkel do të flasë në Nju Deli edhe për vendet e përhershme në Këshillin e Sigurimit. Sipas Gjermanëve, India është e para që i takon ky vend.

Bashkëpunim në fushën e shkencës

Kancelarja gjermane do të përurojë në Indi edhe të ashtuquajturin e "Tren të shkencës". Në 13 vagonat e trenit që do të udhëtojë përmes 56 qyteteve indiane do të tregohen sektorët e bashkëpunimit të mundshëm të shkencëtarëve indianë me ata gjermanë. Përveç kësaj, kancelarja gjermane do të takohet edhe me intelektualë indianë.
„Përveç përvojave hebraiko-kristiane të perëndimit, fetë aziatike kanë një ndikim të madh ndaj njerëzve në Evropë", mendon Merkel. Ajo këshillon "që të jemi të hapur ndaj këtyre kulturave dhe t'i trajtojmë ato me plot respekt."