1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angela Merkel bisedoi në Johanesburg me Nelson Mandelën

6 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BnFi

Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me ish presidentin afrikanojugor,Nelson Mandela.Pas bisedimeve me Nobelistin 89 vjeçar Mandela në Johanesbug, që njihet edhe si simbol i përmbysjes së regjimit të apartejdit në vendin e tij, Merkel e vlerësoi takimin si shumë emocionues. Në mbyllje të vizitës së saj në Afrikë, Merkel do të vazhdojë udhëtimin për në Kapstad. Merkel të premten u takuan në Pretoria me presidentin Thabo Mbeki.Ajo vlerësoi rolin e Afrikës së Jugut për zgjidhjen e konflikteve në këtë kontinent.