1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Amazona digjet - Bolsonaro nuk do këshilla nga jashtë

23 Gusht 2019

Amazona po digjet. Brenda 48 orësh - 2500 zjarre të reja. Sao Paulo mbulohet nga errësira në mes të ditës, mushkëria e gjelbër e planetit është në rrezik, por presidenti i Brazilit, Bolsonaro nuk do këshilla nga bota.

https://p.dw.com/p/3OMPc
Brasilien Brände im Amazonasgebiet
Fotografi: picture-alliance/dpa/ICMBio/Christian Niel Berlinck

Djegiet e jashtëzakonshme të pyjeve në Amazona bëhen shkas për tensione ndërkombëtare. Presidenti i Brazilit, Bolsonaro refuzoi këshillat që vijnë nga jashtë. "Qeveria braziliane është edhe më tej e hapur për dialog, që bazohet në të dhëna objektive dhe respekt të dyanshëm", shkroi ai në twitter.

Ai kundërshtoi idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron të trajtojë këtë temë në samitin e G7-s që fillon në Biarritz, Francë të shtunën. "Propozimi i presidentit francez, që të diskutojë problemet e Amazonës në samitin e G7-s, pa marrë pjesë vendet e rajonit, të le të mendosh për një mënyrë kolonialiste mendimi." Më parë presidenti francez kishte shkruar në twitter. "Shtëpia jonë po digjet. Shprehimisht." Ai u bëri thirrje vendeve të G7-s të trajtojnë këtë temë si "rast emergjent".

Brasilien Waldbrände
Fotografi: Reuters/A. Machado

Zjarret dyshohen se janë vënë nga fermerët

Brazili nuk është pjesë e samitit të 7 vendeve më të industrializuara. Bolsonaro shkroi, se atij i vjen keq që "presidenti Macron përpiqet që një çështje të brendshme të Brazilit  dhe vendeve të rajonit të Amazonës ta instrumentalizojë për avantazhin e tij politik."

Pas reagimeve nga e gjithë bota për djegien e pyjeve në Amazona, shprehen edhe Kombet e Bashkuara duke theksuar rëndësinë e pyjeve për planetin. "Ruajtja e pyjeve është me rëndësi vendimtare për luftën tonë kundër ndryshimit të klimës", tha Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Brasilien Waldbrände
Fotografi: Getty Images/AFP/L. Alves

Ndërkohë drejtësia braziliane ka filluar hetimet për zjarret në pyjet e Amazonës. Në shtetin federal Para do të hetohet, pse "dita e zjarrit" e thirrur nga fermerët para një jave nuk u bllokua. Sipas mediave, fermerët në jugperëndim të Paras në një aksion të koordinuar u kishin vënë zjarrin sipërfaqeve të mëdha përgjatë një rruge kombëtare për të krijuar tokë për bagëtitë.

Brasilien São Paulo im Dunkeln
Sao PauloFotografi: A. Krieger

Presidenti Bolsonaro, i cili fillimisht akuzoi organizatat ambientaliste për vënien e zjarreve, që të tërheqin vëmendjen dhe të hedhin hije mbi qeverinë e tij, tani po ndryshon qëndrim. Ai pranoi, se me gjasë zjarret mund të jenë vënë ilegalisht nga fermerët.

 

 

la/kle/ie((afp, dpa, rtr, ape)