1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Portret i një burri me një kostum me syze në një sfond të bardhë dhe bezhë
Alexander Rhotert, politolog dhe ekspert për Ballkanin PerëndimorFotografi: Privat

Alexander Rhotert

Poiltolog i specializuar në ish-Jugosllavi/Ballkanin Perëndimor

Ka punuar në vitet 1991-1998 për Institutin e Evropës Lindore, Otto Suhr, pranë Universitetit të Lirë të Berlinit (FU Berlin), ka bërë studime kërkimore në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork (1996)

më pas ka punuar  në Shtabin Ndërkombëtar në Selinë e NATO-s në Bruksel (1996-97). Nga viti 1997 deri në vitin 2016 ai ka punuar për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), për Misionin Monitorues të BE-së (EUMM) dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë. Atje është përfshirë në zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit si Shef Kabinetit dhe Këshilltar Special në Stafin e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe si Zëvendëskomisioner për Ribashkimin e Qytetit të Mostarit (MIU) gjatë administrimit të Lord Paddy Ashdown.Rhotert hulumton për ish-Jugosllavinë që nga viti 1991 dhe ka punuar në pozicione të ndryshme për OKB-në, NATO-n, OSBE-në dhe Përfaqësuesin e Lartë (OHR) në Bosnje-Hercegovinë