1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Al Maliki kërkon angazhim më të madh të OKB në Irak

27 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BkFI

Kryeministri i Irakut, Nuri al Maliki, ka kërkuar para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, një angazhim më të fuqishëm të OKB në vendin e tij. Kombet e Bashkua duhet të fuqizojnë aktivitete e tyre në Irak, tha Maliki. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon), e kishte kushtëzuar një prezencë më të madhe të OKB -së në Irak me një përmirësim të gjendjes së sigurisë në vend. Maliki apeloi edhe tek vendet fqinjë me Irakun që të mbështesin procesin e pajtimit në vendin e tij. Bashkësia ndërkombëtare duhet për këtë të ndihmojë që Iraku të çlirohet nga terrorizmi dhe në rajon të vendoset paqja.