Akuzë e Tribunalit Ndërkombëtar ndaj Kamboxhias
13 Nëntor 2007Reklamë
Tribunali Ndërkombëtar për zbardhjen e krimeve të Kremit të Kuq në Kamboxhia ka ngritur padi kundër ish-ministrit të jashtëm Ieng Sary dhe gruas së tij Ieng Thirith, ish-ministre e punëve sociale. Ata duhet të japin llogari për krime kundër njerëzores dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Ieng Sary si ministër i jashtëm gjatë diktaturës së Kmerit të Kuq në vitet 70-të ka vënë në lëvizje shumë studentë dhe diplomatë të arratisur që të ktheheshin në Kamboxhia, ku ata më vonë janë vrarë. Çifti të hënën u arrestua në Pnom Pen. Të mërkurën vendoset nëse të dy do të qëndrojnë në arrest deri në hapjen e procesit ose jo.