1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aksion ushtarak kundër trafikantëve

Christoph Hasselbach23 Qershor 2015

Nuk duhet të kemi shumë shpresa ndaj veprimeve të BE-së kundër trafikantëve, mendon Christoph Hasselbach.

https://p.dw.com/p/1FlnL
Fotografi: Getty Images/Tullio M. Puglia

Një qasje gjithëpërfshirëse e BE-së kur është fjala për refugjatët po merr ngadalë formë dhe lidhet me shpëtimin, regjistrimin, por gjithashtu edhe me luftën kundër trafikantëve dhe luftën kundër shkaqeve të largimit nga vendet e origjinës. Është koha për një gjë të tillë. Më parë strategjia lidhej kryesisht për trajtimin e refugjatëve, që kanë arritur të vijnë tashmë në Evropë. Regjistrimi i tyre aktualisht është kryesisht një çështje e bujarisë së disa vendeve. Në perspektivë afatgjatë kjo është një situatë e patolerueshme.

Një shpërndarje e bazuar në kuota, siç është propozuar nga Komisioni, megjithatë me sa duket do të mbetet një iluzion, sepse jo të gjitha vendet e BE-së janë të gatshme për këtë. Zgjedhjet parlamentare në Danimarkë dhe forcimi i Partisë Popullore me prirje ksenofobie ka treguar edhe një herë se çfarë ndodh kur qytetarët kanë përshtypjen se politika e ka humbur kontrollin ndaj emigracionit. Për fat të keq, kjo përshtypje është e vërtetë në një masë të madhe.

Mall për Gadafin

Christoph Hasselbach
Christoph Hasselbach

Misionin ushtarak i miratuar po hyn në fazën e parë. Ajo është kryesisht jo problematike, por edhe frustruese: kur anije dhe nëndetëse, satelitë dhe drone të ofrojnë të dhënat nga mbikëqyrja, BE-ja fillimisht vetëm do të mund të "shikojë" rrugët që përdorin kontrabandistët dhe cilët janë aktorët e tyre kryesorë. Pse kjo nuk ka ndodhur deri tani në këtë formë të koordinuar, është një mister. Ndoshta vuajtja nuk ishte mjaft e madhe.

Njohuritë për rrjetet e kontrabandistëve dhe të trafikantëve, natyrisht mund të jenë vetëm një fillim. Në fazën e dytë dhe të tretë duhet që anijet e tyre të ndalohen dhe ndoshta të shkatërrohen, në ujërat territoriale të Libisë dhe madje edhe në tokë. Për këtë sigurisht do të jetë i nevojshëm një mandat i OKB-së apo miratimi i qeverisë libiane. Por nuk ka një qeveri libiane, por dy që luftojnë ndaj njëra-tjetrës - përveç milicivë që nuk i binden askujt. Në Libi, prej nga vijnë përafërsisht 80 për qind e refugjatëve Mesdheut, mbretëron anarkia. Evropianët cinikë kanë mall për kohën kur presidenti Muamar Gadafi merrte para nga Evropa dhe i ndalonte refugjatët të niseshin nëpër Mesdhe për të ardhur në Evropë.

Ndërtimi i shtetit një sipërmarrje e vështirë

Por një mandat i OKB-së është i vështirë për t'u marrë. Për këtë duhet miratimi i Rusisë. Në situatën aktuale të tensionuar, ku Brukseli sapo ka ripërtërirë sanksionet ndaj Rusisë, Moska vështirë se do të bëjë këto favore diplomatike BE-së. Pra mbetet detyra e lodhshme dhe e rrezikshme për rindërtimin e një shteti të dështuar në Libi, e cila gjendet direkt në pragun e Evropës, përmes bashkëpunimit.

Tani po bëhet i qartë gabimi që masat për stabilizimin e gjendjes në Libi dhe gjetkë në rajon nuk kanë filluar seriozisht shumë më herët . Një politikë zhvillimi në një kuptim më të gjerë, e cila përfshin edhe ndërtimin e shtetit demokratik, është parë deri tani fare pak, si pjesë e një politike gjithëpërfshirëse migracioni.

Eksodi vazhdon

Man sollte es ehrlich zugeben: Der Kampf gegen Schleuser ist eigentlich ein Kampf gegen Flüchtlinge, solange es keine legalen Wege nach Europa gibt. Und weil der Migrationsdruck so groß ist, werden sich auch in Zukunft immer neue Fluchtwege finden. Die Bekämpfung der Schlepper und der Fluchtursachen sind deswegen nicht falsch. Aber man sollte sich keine Illusionen über schnelle Erfolge machen.

Pra fazat dy dhe tre të masave kundër kontrabandistëve dhe rafikantëve ndoshta nuk do të implementohen kaq shpejt. Me fjalë të tjera, eksodi masiv nga Afrika dhe Lindja e Mesme do të vazhdojë. Në luftën kundër "trafikantëve" udhëheqësit politikanë evropianë përdorin me qejf shprehje si "çnjerëzore" apo "mizore". Por nuk duhet të harrojmë se refugjatëi i konsiderojnë trafikantët krejt ndryshe. Për ata ata janë njerëz që u ofrojnë një shërbim, dhe që edhe pse u thithin edhe paratë e fundit nga xhepi, vënë jetën e tyre në rrezik, dhe pa ndihmën e të cilëve ata nuk kanë thuajse fare shanse për të arritur në Europë.

Një duhet ta pranojmë sinqerisht: lufta kundër trafikimit është në fakt një luftë kundër refugjatëve për aq kohë sa nuk ka rrugë ligjore për të ardhur në Evropë. Dhe për shkak se presioni i emigrantëve është kaq i madh, ata do të gjejnë gjithmonë edhe në të ardhmen rrugë të reja për të ardhur. Luftimi i trafikantëve dhe i shkaqeve të largimit nuk janë për këtë arsye të gabuara. Por nuk duhet të kemi iluzione për një sukses të shpejtë.