Aksion politik i opozitës kundër qeverisë në Tiranë
16 Tetor 2008Petro Koçi shpalosi planin e tij për t'iu kundërvënë qeverisë Berisha: "Të ndërrmarim aksionin politik të largimit të qeverisë Berisha para zgjedhjeve të 2009-ës, të ndërpresim çdo marrëdhënie me qeverinë e kapur të kryeministrit Sali Berisha deri në formimin e një qeverie me kryeministër të ri, të ndërpresim çdo bashkëpunim parlamentar për ndryshime kushtetuese deri në formimin e qeverisë së re, të ndërpritet bashkëpunimi PS- PD për kodin zgjedhor deri në dorëheqjen e kryreministrit Berisha""
Në aksionin politik të opozitës përfshihen edhe protestat qytetare
Projektin e aksionit politik të publikuar nga Petro Koçi tanimë e kanë të gjitha partitë e opozitës. Prej tyre pritet miratimi ose kundërshtimi i këtij aksioni. Duke parashikuar përçarje në kampin opozitar Petro Koçi ka shtuar se "nje shtet i kapur nga ekonomia informale e tipit " Fazlliç" nuk mund të neutralizohet me fjalime ne Parlament dhe konferenca shtypi". Petro Koçi e vlerëson këtë reagim si pozitiv në mbrojtje të pavarësisë së prokurorisë dhe të sistemit të Drejtësisë dhe që kundërshton hapur projektin politik të qeverisë Berisha për të cënuar pavarësinë e organeve të drejtësisë
Krahas opozitës edhe BE dhe SHBA janë të shqetësuara për konfliktin Qeveri-Prokurori, te ndezur javën e kaluar me hetimet që filloi organi i akuzës ndaj bizneseve që ka në Shqipëri, biznesmeni boshnjak Damir Fazlliç dhe lidhjeve të tija me pushtetin. Në deklaratat e Ambasadës Amerikane dhe të Komisionit Europian në Tiranë i behet thirrje qeverise te zbatoje predispozitat kushtetuese lidhur me organin e akuzes si edhe parimin e dhënies llogari para ligjit