1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aksidentet në punë në Maqedoni pasojë e mosrespektimit të ligjit

6 Prill 2011

Në vitin 2010 në Maqedoni është raportuar për 870 persona të lënduar në vendin e punës. Shifrat janë edhe më të mëdha, njofton Instituti për Shëndet Publik. Shkak është mosrespektimi i ligjit përkatës.

https://p.dw.com/p/10oDA
Fabrikë qepjeje në Bitola, Maqedoni.
Punëtorët në Maqedoni pa informacion për të drejtat e tyre.Fotografi: Nikos Pilos

Ekspertët shpjegojnë se të dhënat janë mjaft të ndryshme nga inspektimi i Punës dhe Shoqata Maqedonase për Sigurinë e Shëndetit. Me funksionimin e kartës elektronike dhe sistemit të integruar për informim në shëndetësi vitin e ardhshëm, ata presin që të marrin shifra reale për lëndime të punëtorëve në vendin e punës në Maqedoni.

Punëdhënësit nuk ofrojnë të dhëna reale

Sipas kritereve të bazës evropiane të të dhënave "Shëndet për të gjithë", ndërsa në pajtim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë me 870 viktima në vendin e punës gjatë vitit 2010 Maqedonia del se ka nivelin më të ulët në krahsim me vendet tjera të Evropës. Nga kjo mund të konkludohet se gjendja në Maqedoni nga ky aspekt është e shkëlqyer, e gjithë kjo si rezultat i masave jashtëzakonisht të mira parandaluese për mbrojtje në vendin e punës së firmave. Por për fat të keq në praktikë kjo nuk është kështu, sepse instituti i jonë këto të dhëna deri më tani i ka marrë vetëm nga punëdhënësit, thotë prof.dr. Elisaveta Stikova, nga Instituti për Shëndetin Publik i Republikës së Maqedonisë.

"Është normale që punëdhënësit nuk kanë interes të raportojnë ndonjë lëndim në punë. Por gjithashtu është normale që edhe inspektimi të mos mund të bëhet në të gjitha fabrikat, për të marrë numrin e saktë të plagosurve. Punëtorët nuk janë të informuar për të drejtat e tyre dhe kjo është e sigurt, sepse dhjetë vitet e fundit, njoftimet për lëndimet lëndimet në punë, tregojnë ulje tejet të mëdha nga viti në vit.''

Mazedonien Land und Leute
Punëtorë miniere në Maqedoni.Fotografi: DW

Punëtorët e lënduar në vendin e punës duhet të lajmërohen

Prandaj “Instituti për shëndet publik” këtë vit ka marrë përsipër krijimin e një sistemi për mbledhjen e të dhënave për lëndimet në punë, nëpërmjet paraqitjes së punëtorëve të lënduar në vendin e punës, ndërsa prej vitit të ardhshëm duhet të funksionojë edhe karta elektronike në shëndetësi.

"Pra, kur të vendoset sistemi kartave elektronike me sistem të integruar informacioni në shëndetësi, numri i punëtorëve të lënduar në vendin e punës do të mblidhet nga sektori i shndetësisë. Është e qartë se secili punëtor që do të lëndohet do të paraqitet tek mjeku. Ai do të kërkojë ndihmë mjekësore, shërbim mjekësor, pushim mjeksor, ose ndonjë të drejtë nga sigurimi pensional apo invalidor, për shkak të aftësisë së kufizuar për punë ose situata të ngjashme.''

Ligj solid, por praktikë e dobët

Në Maqedoni është miratuar një ligj solid për sigurim të shëndetit në vendin e punës, në pajtim me ligjet BE-së. Por objektivisht situata në terren është ndryshe. Prandaj ne kërkojmë më shumë kontroll mbi zbatimin e tij, thotë Pece Ristevski president i Sindikatës së Industrisë, Energjisë dhe Minierave.

"Duke pasur parasysh se ne ende kemi punëdhënës të cilët kanë gjetur një mënyrë në lidhje me zbatimin e plotë të ligjit dhe një numër të madh të rregullave që përcaktojnë saktësisht këtë çështje. Pra, ne si Sindikatë që nga fillimi i zbatimit të këtij ligji jemi përkushtuar maksimalisht për zbatimin e këtij ligji me qëllim që të shmangen ose minimizohen të gjitha shkaqet dhe pasojat lidhur me shëndetin e punonjësve.''

Kërkohet përmirësim i funksionimit të institucioneve që mbrojnë punëtorët

Por si mbrohen punëtorët, të cilët janë të lënduar rëndë në vendin e punës ose janë të paaftë për punë.

"Duhet të përmirësohet funksionimi i institucioneve shtetërore edhe në këtë pjesë, do me thënë inspektimet përkatëse, gjykatat kompetente, prokurorët duhet të iniciojnë akuza në drejtim të punëdhënësve jokmopetentë. Sindikata mund të bëjë presion, të bëjë gjithçka çka është e mundshme me qëllim që t'i përfaqësojë si duhet punëtorët e dëmtuar. Megjithatë, masat sanksionuese kundër punëdhënësve të papërgjegjshëm duhet t'i marrin institucionet përgjegjëse,'' thotë Ristevski.

Një edukim më i mirë për një mbrojtje më të mirë

Në kuadër të ndryshimit të kësaj gjendjeje, ekspertët maqedonas për sigurinë e shëndetit në punë, tashmë janë përfshirë në realizimin e projektit "Ndërtimi i Rrjetit për Sigurinë e Shëndetit në Punë" në vendet e Evropës Juglindore dhe Turqi. Ai financohet nga fondet e BE-së. Projekti ka të bëjë me përshpejtimin e edukimit jo vetëm të mjekëve specialistë në mjekësinë e punës, por edhe për inxhinierë për sigurinë në punë dhe për të mbrojtur personat përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në firma. Ata konsiderojnë se urgjentisht duhet të bëhet edhe vlerësimi i rrezikut për çdo punë, dhe më e rëndësishmja , është që punëtori të jetë i informuar dhe i trajnuar siç duhet, me qëllim që të mbrohet nga lëndimet në punë.

Autor: Antoanella Dimitrieska/ Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Eliana Xhani