AI: Të hapet debati për kushtetutën e re të Kosovës
14 Shkurt 2008Rekomandimi i Amnesty International është kuptuar drejt nga hartuesit e kushtetutës në Kosovë dhe ata premtojnë që sapo të përfundojë faza e parë e debatit, kushtetuta do të diskutohet edhe me të gjitha struturat e shoqërisë civile.
Autoritetet në Prishtinë thonë se kushtetuta e Kosovës, ende nuk është aprovuar dhe pas përfundimit të fazës së parë të debatit, ajo do të shtrohet për diskutim publik me të gjitha strukturat e shoqërisë civile. Në këtë mënyrë, autoritetet në Prishtinën i përgjigjen kritikave të organizatës Amnesty International, e cila ka bwrw kwtw propozim.
Amnesty Interantinal, u ka rekomanduar autoriteteve të Prishtinës që Kosova ta ketë edhe gjykatën kushtetuese. Ky rekomandim thuhet të jetë përfshirë edhe më herët në punën e komisionit për hartimin e kushtetutës dhe Kosova sipas zëvëndëskryeministrit, Ramë Manaj, do ta ketë gjykatën kushtetuese.
Përfaqësuesit e komunitetit serb ndërkaq, nuk po marrin pjesë në hartimin e kushtetutës së Kosovës, për faktin që ata kanë refuzuar planin e statusit të ndërmjetësuesit, Marti Ahtisari, plan ky që parasheh miratimin e kushtetutës së Kosovës. Për më shumë ata thonë se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e një komisioni i cili Kosovën e përcakton si shtet të pavarur dhe sovran. Sidoqoftë, kushtetuta e Kosovës nuk do të jetë gati para shpalljes së pavarësisë, mirëpo ajo do të miatohet shumë shpejt me gjasë në fazën kur kuvendi i Kosovës ka paraparë edhe miratimin e shumë ligjeve që parasheh paketa e Marti Ahtisarit.