Ai hesht dhe nuk tregon - Megjithatë lirimi i Klarit flet për shtetin juridik
25 Nëntor 2008Ndërmjet vitit 1977 dhe arrestimit të tij në vitin 1982, Klar ka qenë pjesëmarrës në thuajse të gjitha aksionet e organizatës së majtë radikale terroriste Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe - shumicën e rasteve në frontin e parë. Ai akuzohet, se deri sot ka heshtur për vrasësin e vërtetë të prokurorit federal Siegfried Buback, dhe se nuk tregon pendesë. Megjithatë vendimi për të liruar ish terroristin Klar pas 26 vjetësh burgim, është dëshmi e shtetit demokratik juridik mendon Michael Reissenberger në komentin e tij.
Ai që kujton indinjatat shkaktuara prej kërkesës së Kristian Klar për lirim në fillim të vitit të kaluar, duhet të mendojë se shoqëria gjermane dhe mediat gjermane kanë bërë një zhvillim drejt pjekurisë. Meqë drejtësia në rastin e të burgosurit Klar celebron rutinën e lirimit, zhduket irritimi dhe emocioni i pafiltruar.
Në fakt ministri i brendshëm bavarez shpreh zemëratë të madhe dhe flet për një shkelje qartë të ndjenjës për ligjin. Dhe shefi i sindikatave të policisë shpehet për impresione të hidhura.
Por e bija e njërit prej të vrarëve, për të cilin Kristian Klar është përgjegjës, e respekton lirimin e tij, edhe pse pohon, se vuan nga kjo. Në këtë mënyrë ajo respekton shtetin juridik human. Sipas devizës së gjykatës kushtetuese, që dënimi me burgim të përjetshëm është vetëm atëherë human, dhe nuk i ngjan një dënimi me vdekje me kiste, kur edhe për këtë grup të krimeve më të rënda mbahet i hapur një shans, për të lëvizur dhe për të qëndruar edhe një herë të lirë në jetë.
Fuqia e shtetit juridik dëshmohet ndër të tjera edhe në faktin, se jep dhe kryen dënime të kalkulueshme si për keqbërësit, viktimat dhe shoqërinë. Që zgjatja e dënimit përcaktoher dhe përfundon siç ishte llogaritur.
Pikërisht për këtë arsye akti i faljes ishte një ndërhyrje në shkaqet e vendimit të dënimit. Sepse dënimi minimal prej 26 vjetësh ishte edhe dëshmi për brutalitetin e ftohtë shpesh edhe ndaj kalimtarëve dhe qytetarëve të pafajshëm.
Nga ana tjetër drejtësia nuk është hakmarrëse, nuk kërkon akte pendese, që për t´i kryer ato, keqbërësi duhet të dalë jashtë natyrës së tij. Ekziston vetëm pyetja, nëse ai mund të bëhej edhe një herë i rrezikshëm, i dhunshëm dhe për këtë ka tregues dhe shpjegime të qarta, se Klar nuk do të prekë më armë.
Më së voni në fillim të vitit, por ndoshta edhe për krishtilindje Klar do të ketë dalë nga burgu. Dhe ai ka kohë të mendojë, se si u bë kaq i ngjashëm me njerëzit, të cilët para 30 vjetësh filloi gjoja t´i luftonte në luftën e tij të armatosur antifashiste.
Heshtja e brezave të baballarëve për krimet e tyre ndaj ebrejve në kohën e nazismit, fsheja e krimeve: ishte me të drejtë shkak i kritikës së brezit të ri, megjithëse nuk ishte shkak për terrorizëm. Por Klar dhe kombatantët e tij ndjekin në çështjen e tyre po të njëjtën strategji: Heshtin, mbulojnë, të pariparueshëm.