1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aferë e re korrupsioni në Shqipëri?

Ani Ruci14 Tetor 2005

1 milionë dollarë për secilin prej konsulentëve ndërkombëtarë që asistuan çështjen e privatizimit dhe blerjes së Albtelekomit

https://p.dw.com/p/As8s
Tirana
TiranaFotografi: DW


Të dyja palët, maxhoranca dhe opozita në Tiranë
kërkojnë të venë ekspertët ndërkombëtarë në rolin e
arbitrit ligjor dhe kriterit të së vërtetës.
Demokratët në pushtet për mosratifikimin e kontratës
së privatizimit të Albtelekomit nga kompania turke "
Celik Enerji". Socialistët opozitarë për të mos e
prishur kontratën në këmbë.

Por Historia e qëndrimeve të kundërta ndaj blerjes nga
turqit të Albtelekomit, kompanisë se vetme të
telefonisë celulare në Shqipëri, nisi në qershor.
Qeveria e ish kryeministrit Fatos Nano e nënshkroi
kontratën në muajin e fundit të qeverisjes së saj, pas
një tenderi të çuditshëm ndërkombëtar: turqit dolën pa
rivalë në krye të klasifikimit. Kjo dhe nxitimi për t'a
privatizuar sa më parë kompanine e fuqishme ngjallën
dyshime tek demokratet opozitare se gjithë sa ndodhi
ishte pasojë e korrupsionit të qeverisë Nano. Ata
deklaruan se nëse do të fitonin zgjedhjet dhe do të
vinin në pushtet do t'a anullonin kontratën në fjalë.
Hapin e parë e hodhën mbrëmë kur nuk e ratifikuan
kontratën. Në emër të qeverise maxhoranca parlamentare
kerkoi ngritjen e nje grupi ekspertesh nderkombetare
qe te verifikojne procedurat. Sipas Genc Rulit,
minister i ekonomisë, energjitikes dhe turizmit,
kontrata ka shumë gabime proceduriale dhe ligjore.
Detyra për të kuptuar nëse ato janë frut i
korrupsionit apo pasoje e paaftesise i ngarkohet
ndërkombetarëve.

Por çfarë ka ndodhur më parë? Dy ekspertë po
ndërkombetarë, njëri nga Banka Botërore dhe tjetri nga
Banka italiane IMI kane qene konsulentë të qeverisë
së ish kryeministrit socialist Nano, në të gjitha
procedurat, që nga tenderimi deri në hartimin e
kontratës. Kryetari i grupit parlamentar socialist,
Pandeli Majko zbardhi, mbrëmë para deputeteve shifrën
e nje pagese së tyre: 1 milion dollarë për secilin!
Pas kësaj në mendjen e gjthkujt lind pyetja: Këta
ekspertë ndërkombëtarë, të paguar me të tilla shifra a
mund të kenë mbyllur sytë apo edhe më keq të jenë
pëfshirë në aferën korruptive të ish qeverisë
socialiste?
Tani kërkohen ekspertë të tjerë për të cilët opozita
socialiste nuk e dha votën por braktisi sallën.
Deri tani Banka Botërore dhe ajo italiane IMI nuk kane
asnjë reagim zyrtar ndaj zhvillimeve të mësipërme.
Por qeveria këmbëngul që ekspertë të tjerë
ndërkombëtare të jenë ata që do të vendosin fatin e
Albtelekomit dhe të kompanisë turke. Ajo që dihet me
siguri është që qeveria e kryeministri Berisha do t´i
duhet të paguaje një shumë të konsiderueshme, prej
disa miliona dollarësh, kompanise turke " Celik Enerji"
në rast të prishjes së njëanshme të kontratës. Duke
ngritur kështu mjaft lart shpenzimet nga buxheti
varfër i shtetit për të arritur në pikën zero: hapjes
së një tenderi të ri ndërkombëtar, po për Albtelekomin.