1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A po u vjen fundi djathërave zviceranë? Në baxhat alpine mungojnë blegtorët

18 Shtator 2024

Zviceranët nuk preferojnë më që në verë të shkojnë në mal për të mbajtur lopët si dhe për të prodhuar djathrat aq të preferuar zviceranë. Tek-tuk ndonjë gjerman i apasionuar e sakrifikon verën për pasionin e blegtorisë.

https://p.dw.com/p/4kcLk

Bianca Greiter dhe ekipi i saj shkojnë në kullotë për t’i sjellë lopët përsëri në hambar për mjelje. Baxha Partnun nuk mundi të gjejë barinj zviceranë këtë sezon, kështu që Bianca ka ardhur nga Gjermania për të mbushur boshllëkun. Këto ditë, një në tre punëtorë në Alpet Zvicerane është gjerman. Bianca Greiter: “Është punë rraskapitëse. Duhet vërtet ta duash për ta bërë këtë pune. Nëse nuk të pëlqen, ose nuk ke dëshiron, atëherë duhet të kthehesh shpejt në shtëpi.” Bianca e pëlqen këtë lloj pune – si në aspektin praktik po ashtu dhe të qenurit rreth kafshëve në natyrë e tërheq.

Bianca punon 12-orë në ditë dhe fiton rreth 200 franga në ditë. Njëqind lopë japin 1000 litra qumësht në ditë – të cilat Bianca, teknike bulmeti, i përdor për të bërë djathë.

300 kilometra larg, në një baxhë tjetër zvicerane në Bernese Oberland, u takuam me Melanie Schulz nga Gjermania Veriore. Ajo fillimisht planifikoi një pushim në Zvicër, por përfundoi duke iu përgjigjur një reklame nga organizata e ndihmave Caritas Switzerland, e cila vendos vullnetarë me familje fermere në nevojë.

Baxha Müllers ka lope, derra dhe dhi – dhe sanë për t’u korrur. Fermeri Andreas Müller thotë, se ferma ka shumë punë dhe ata nuk I përballojnë dot pa forca shtesë.

Caritas vendos kontakte duke ndërmjetësuar deri në 1000 vullnetarë çdo verë. Sipas Desiree German nga organiazata e ndihmës Caritas Zvicër, shumë gjerman i tërheq ideja idilike e bujqësisë në alpet zvicerane.

Në baxheën Partnun, Bianca është pa gjumë që nga ora 3 e mëngjesit – duke bërë gjalpë dhe djathë në fermën e qumështit.

Andres Flütsch, menaxheri i kullotave në baxhë bën kontrollin e cilësisë duke provuar djathin dhe është shum ëi kënaqur me rezultatin: Është i mirë, as i hidhur dhe as i kripur – është mirë për t’u ngrënë.”

Ai ka pasur përvoja të mira me punëtorët gjermanë. Por si qendron puna me zviceranët? Andres Flütsch: “Ne kërkuam, por nuk gjetëm asnjë punonjës zviceran.”

Nina, menaxheraje zvicerane e kullotave, dyshon se paga është shumë e ulët për punëtorët zviceranë për t’u përfshirë në një punë kaq rraskapitëse. “Kjo punë bëhet nëse vërtet e dëshiron atë, jo për shkak të parave.”

Deri në vjeshtë koha kur Bianca qëndron për të punuar në baxhë, ajo do të ketë prodhuar nëntë tonë djathë.