1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A kërkon Hillary Clinton burg për dezinformuesit?

Jan D. Walter
26 Shtator 2024

Postime virale në mediat sociale, në të cilat Hillary Clinton akuzohet se dëshiron të burgosë amerikanët për përhapjen e "dezinformatave". Aty sugjerohet se ish-ministrja e Jashtme synon të kufizojë lirinë e shprehjës.

https://p.dw.com/p/4l0cP
Postim në X, ish-Twitter, ku shihet klipi i intervistës së Hillary Clinton
Jo, Hillary Clinton nuk sugjeroi burgosjen e amerikanëve për postimin e dezinformatave në mediat socialeFotografi: X

Gara për Shtëpinë e Bardhë është në pikën më të lartë. Anëtarët e të dy partive, përfshirë kandidatët e tyre presidencialë, Zëvëndëspresidenten, Kamala Harris për Demokratët dhe ish-Presidentin, Donald Trump për republikanët - kanë akuzuar njëri-tjetrin për përhapjen e dezinformatave, lajmeve të rreme dhe propagandës nga shtetet e tjera.

Ndërsa disa republikanë me prirje të djathtë kanë ngulur këmbë që është e drejtë e secilit të thotë atë që dojë, demokratët e qendrës së majtë priren të jenë më të hapur ndaj disa kufizimeve në lirinë e shprehjës. Një sondazh i vitit 2023 ngaa RealClear Opinion Research sygjeroi se tre të katërtat e demokratëve mendojnë se qeveria duhet të kufizojë postimet me karakter të "urrejtjes" në mediat sociale.

A bëri thirrje Hillary Clinton për burgosjen e atyre që shpërndajnë lajme të rreme?

Në fillim të kësaj jave, mbështetësit e Trumpit reaguan ndaj një videoje të Hillary Clintonit të transmetuar nga MSNBC. Ata akuzuan ish-Sekretaren e Shtetit, me pretekstin që ajo po kërkon që kundërshtarët politikë të penalizohen për ushtrimin e të drejtës së shprehjes.

Ekipi i brendshëm i DW's për kontrollin e fakteve e shqyrtoi këtë:

Cili është pretendimi: "Hillary Clinton sugjeron burgosjen e amerikanëve për postimin e "dezinformatave", postohet në faqen e krahut të djathtë "End Wokeness" në platformën X (më herët e njohur si Twitter), së bashku me një videoklip që ka më shumë se 68 milionë shikime. Llogaria "Wall Street Apes" targetoi votuesit republikanë me një postim në X që ka marrur më shumë se 2.9 milionë shikime. Aty thuhet që "Hillary Clinton tani bën thirrje për futjen në burg të mbështetësëve të Trumpit për shpërndarjen e dezinformatave"

Hillary Clinton në Konventën Kombëtare të Demokratëve duke përshëndetur turmat
Hillary Clinton ishte kandidatja për Presidente nga rradhët e DemokratëveFotografi: Xinhua/IMAGO

Kontrolli i Fakteve nga DW: E pavërtetë.

Gjatë intervistës, Clintoni proposoi që "[Amerikanët] duhet të ndjekin përmes mekanizmave gjyqësor civil, dhe në disa raste edhe penal "postimet me karakter "urryes". Megjithatë, ajo nuk bëri thirrje për akuza për gjithkënd që ka postuar apo ripostuar postime me përmbajtje të gabuar, siç sugjerojnë disa nga reagimet.

Ky qëndrim mund të shikohet si skandaloz, pasi kontradikton lirinë e shprehjës, një e drejtë kushtetuese në SHBA, si në shumicën, nëse jo të gjitha, shtetet demokratike.

Megjithatë, në videon në fjalë, Clinton fliste për shtetasit amerikanë që paguhen nga agjentët rusë për të "ndezur debatet me përfitime për rusët". Ajo iu referua këshilltarit special të SHBA-së Robert Mueller, i cili në vitin 2018 paditi 13 rusë për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ajo sugjeroi që ngritjet e padive ndaj amerikanëve për përhapjen e propagandës së Kremlinit do të ishin "parandaluese", pasi rusët nuk "do të dalin ndonjëherë në gjyq në Shtetet e Bashkuara".

A po lakohen kufizimet e lirisë së shprehjës?

Duke shkruar në X, Alex Mooney, një kongresmen republikan nga Virxhinia Perëndimore, njoftoi abonuesit e tij së bashku me këtë video të Clintonit se "Demokratët kanë frikë nga amandamenti jonë i parë, që garanton lirinë për t'u shprehur", duke iu referuar kushtetutës së SHBA-ve që garanton këtë liri.

Megjithatë, shumë qeveri dhe gjykata supreme në botë, duke përfshirë ato në Washington DC dhe Gjermani, kanë vënë limitime në lirinë e shprehjes kur ka ndërhyrë në të drejta të tjera kushtetuese, si siguria publike dhe private. Kjo është arsyeja pse nxitja e krimit dhe urrejtjes zakonisht nuk mbulohet nga e drejta e lirisë së shprehjes.

Për më tepër, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, e nënshkruar dhe ratifikuar nga shumica e shteteve të OKB-së, thekson se liria e shprehjës mund të arrijë kufijtë e saj kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes.

Pamie ilustruese e gjuhës së urrejtjes
Pamie ilustruese e gjuhës së urrejtjesFotografi: Christian Ohde/picture alliance

Për shembull në Gjermani:

Në këtë vend ka kufizime më të rrepta për gjuhën e urrejtjes sesa në SHBA. Megjithatë, në të dyja vendet, abuzimi verbal shpifës apo diskriminues mund të dënohet vetëm atëhere kur "shkon përtej shprehjes së thjeshtë të mendimit, dhe synon të dëmtoj një person të caktuar", shpjegohet nga Koalicioni Kombëtarë Kundër Censurës (NCAC), një aleancë prej 59 anëtarësh të shoqërisë civile. Por NCAC pohon që në SHBA, një ngacmim i tillë zakonisht dënohet vetëm atëherë kur, me qëllim, krijon një "mjedis frikësues, armiqësor ose fyes".

Një proces gjyqësor po zhvillohet në Tampa Bay, Florida, kundër katër burrave të akuzuar për konspiracion dhe veprim si agjentë të paregjistruar rusë. Ky proces mund të "hedhë dritë" mbi akuzat se a mund të jetë i dënueshëm provimi i propagandës në SHBA.

Ashtu si republikanët që - me dashje apo jo - keqinterpretuan intervistën e Clintonit, katër të pandehurit në Florida, raportuar nga "The New York Times" në 3 shtator, kanë argumentuar se prokurorët amerikanë po kriminalizojnë opinionet e ndryshme të mbrojtura nga Amandamenti i Parë.