1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A hiqet ndalimi i shamisë në universitetet turke?

Ulrich Pick 20 Shtator 2007

Përkrahësit e ndalimit të mbajtjes së shamisë për femrat në shkollat gjermane kanë patur deri tani gjithnjë si argument ndalimin në Turqi, një vend me popullsi kryesisht muslimane, të shamisë në shkolla dhe universitete

https://p.dw.com/p/BhoM
Dy gra me shami koke në Stamboll
Dy gra me shami koke në StambollFotografi: picture-alliannce/dpa

Kjo bazohej në ndarjen strikte të shtetit nga feja të vendosur nga themeluesi i shtetit Kemal Atatürk. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan do të ndryshojë siç duket këtë ligj në kuadër të reformës kushtetuese dhe të heqë ndalimin e shamisë në universitete. Që kur fitoi zgjedhjet kryeministri Rexhep Taip Erdogan deklaroi se qeveria e tij do ta zëvendësojë kushtetutën e vitit 1982 të përpiluar nga gjeneralët me një kushtetutë të re civile. Nderkohë, nëqoftëse u beson mediave, ekziston një projektkushtetutë, e cila së shpejti do të diskutohet publikisht, do të perpunohet me tej dhe së fundi do të aprovohet ndoshta këtë vit.

Një grua arabe kontrollon emailin nën simbolin @ në hyrje të Samitit botëror të Informacionit, WSIS, in Gjenevë, Zvicër
Një grua arabe kontrollon emailin nën simbolin @ në hyrje të Samitit botëror të Informacionit, WSIS, in Gjenevë, ZvicërFotografi: AP

Shami koke në Universitete- Po apo Jo

Por sado i madh të jetë qëllimi i qeverisë islamiko-konservatore, aq i ngushtuar është aprovimi i deritanishëm. Sepse synimi kryesor, me të cilin përballet opinioni, është ajo temë që përcaktoi zgjedhjen e presidentit të shtetit Abdullah Gül, shamia e kokës. Dhe kështu çështja kryesore është a do të hiqet, apo do të mbahet ndalimi i shamisë në universitete. Por megjithëse Erdogan të mërkurën mbajti një konferencë për shtyp ekstra për projektkushtetutën, kryetari i qeverisë evitoi pohimet konkrete për temën delikate të shamisë: "Deri tani e kemi thënë shpesh herë. Ne flasim për liri. Çfarë do të thotë liri, sapo pyeti një nga gazetarët, dha natyrisht sot edhe është thënë disa herë. Thonë se është një simbol politik. Gabim sepse, nëqoftëse e cilëson si simbol politik, duhet t´i përkiste vetëm një partie."

Shamia e kokës simbol politik

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga gruaja e tij Emine Erdogan
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga gruaja e tij Emine ErdoganFotografi: AP

Erdogan nuk shprehet qartë dhe nuk do të përcaktohet. Në intervistat, që kryeministri dha për gazetat "Zaman" dhe "Financial Times" bëri që qartë në mënyrë të pagabueshme, se ndalimi i shamisë në universitete është i kapërcyer dhe përbën një kufizim të lirisë individuale. Që kryeministri këmbëngul vazhdimisht që edhe gratë e mbuluara në të ardhmen do të mund të studjojnë, ka të bëjë edhe me familjen e tij. Sepse megjithëse Rexhep Taip Erdogan është një ndër personat më të fuqishëm në Turqi, vajzat e tij mbajnë shami dhe ato nuk janë lejuar deri tani të studiojnë.

Vajzat e Erdogan mbajnë shami dhe nuk lejohet të studiojnë

Në mënyrë të qartë për ruajtjen e ndalimit të shamisë është shprehur nderkohë kryetari i këshillit kombëtar të shkollave të larta Erdogan Tezic. Ai theksoi se masa është konfirmuar si përmes Gjykatës turke të Kasacionit ashtu edhe prej Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.