1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A e kërcënon euron dështimi? & Nokia në Rumani & Ligji i ri mediatik në Hungari

18 Dhjetor 2010
https://p.dw.com/p/QfDH

1. Ministrat e financave të BE-së e miratuan ndihmën miliardëshe për Irlandën. Kësisoj pas Greqisë u shmang falimentimi i dytë shtetëror brenda eurozonës. Tregjet spekulojnë tashmë për kandidatin tjetër: Portugalinë. Spanja konsiderohet e dyta. Atëherë shtetet e ashtuquajtura PIGS do të ishin kompletuar dhe ombrella e shpëtimit do të shpërthente. Ç'të bëhet? Politikanët evropianë kërkojnë me zell për receta për shpëtimin e monedhës së përbashkët. Një vështrim nga Zhang Danhong.

2. "Kapitalizem karavanesh" ka qenë një sharje e preferuar e politikanëve dhe mediae kur flisnin për zhvendosjen e uzinës së prodhimit të Nokias nga Gjermania në Rumani. Në vitin 2008, Nokia endosi të mbyllte uzinën e saj në Bohum. 2 300 vetë humbën vendin e punës. Kurse në Rumani atmosfera ishte e gëzueshme, fabrika e Nokias në afërsi të Cluj-ës shihej si motorr zhvillimi. Kriza bëri që disa nga ëndërrat të mos bëheshin realitet. Por qyteti rumun Cluj bëri karrierë - falë investitorëve të huaj si Nokia dhe firmave të tjera që ndoqën shembullin e koncernit finlandez. Një kronikë nga Alexandra Scherle.

3. Qeveria hungareze planifikon një ligj të ri mediatik, i cili kritikohet si një ligj restriktiv. Radiotelevizioni publik do të ketë struktura të reja, ku dora drejtuese nga lart do të jetë shumë më e ndjeshme. Përveç kësaj kanalet private dhe shtypi do të jenë më të kontrollueshëm. Gazetarët në Hungari i tremben kufizimit të lirisë së shtypit. Keno Verseck.