1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A është mëkat të jesh i fortë në eksport? Artikull nga gazeta FAZ/Kriza në Greqi-Intervistë me ekspertin, Profesor Spiros Makridhaqis

26 Mars 2010
https://p.dw.com/p/MfR9

1: A është mëkat të jesh i fortë në eksport? Gjermanët kanë qenë për gjashtë vjet kampionë bote në eksport, por tani janë kinezët, të cilët kanë kuota shumë të larta kursimesh. Në Evropë, spanjollët, portugezët dhe grekët, si dhe irlandezët duhet të kufizohen në shpenzime, përndryshe ata do të mbyten nga borxhet që kanë, konstaton kështu gazeta FAZ. Auron Dodi me një përmbledhje:

2: Në kulmin e krizës financiare dhe të ankthit të Greqisë për një "zgjidhje evropiane" në samitin dyditor të Brukselit, profesori i universitetit francez ENSEAD dhe atij të Pireut Spiros Makridhaqis shprehë pikëpamje që lehtë mund të quhen si "heretike" në vendin e tij. Në intervistën e tij dhënë korrespondentit tonë në Athinë Niko Anagnosti, Makridhaqis jo vetëm që nuk përjashton por e sheh dhe "si zgjidhje" falimentimin e vendit dhe e cilëson hyrjen e Greqisë në Eurozonë "si një gabim të madh" dhe jo sukses.